ARKATANA

Asociacioni i Komunave: Rrezikohen 15 milionë euro nga fondet e KE-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Komunat rrezikojnë të humbasin deri në 15 milionë euro nga fondet e Komisionit Evropian, si shkak i neglizhencës së Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. Kështu ka deklaruar drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi.

Ai tha se fondet në fjalë synonin forcimin e qeverisjes lokale dhe përmirësimin e shërbimeve publike për qytetarët.

Sipas tij, propozimi i dorëzuar nga MAPL është refuzuar nga Komisioni Evropian për shkak të mospërmbushjes së standardeve dhe kritereve të kërkuara nga BE.

“Në takimin e fundit të Komitetit Drejtues të Projektit Demos, i cili është projekt i cili që disa vite me radhë i ka bashkëfinancuar shumë projekte në nivelin lokal, është vërejtur një shqetësim nga Bashkimi Evropian drejtuar Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila mund t’i humbë deri në 15 milionë euro, për shkak se në projektin e propozuar ndaj BE-së, disa standarde të cilat janë kërkuar nga BE, nuk kanë qenë të parapara në propozimin e MAPL-së”, tha Sazan Ibrahimi, kryetar i AKK-së.

Mobi Casa

Ai ka kërkoi llogaridhënie të menjëhershme mbi procesin e aplikimit, derisa ka paralajmëruar se do të ndërmarrë të gjithë hapat institucionalë për të mbrojtur të drejtën e komunave për të përfituar nga fondet evropiane.

Deri më tani, MAPL nuk ka kthyer asnjë përgjigje pas interesimit të RTK-së, lidhur me këtë çështje.

Porse sipas Ibrahimit, në një përgjigje nga Zyra e Kryeministrit për Asociacionin e Komunave të Kosovës, thuhet se janë duke punuar me BE-në sa i përket programimit të fondeve IPA për vitet 2025-2027.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.