HW

Asociacioni i Komunave për buxhetin komunal: Qeveri, rriteni përqindjen

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili tha se buxheti komunal për vitin e ardhshëm parashihet të rritet deri në 742.3 milionë euro.

I pari i AKK-së për Dukagjinin ka thënë se vetëm 22.6% e buxhetit total të Republikës së Kosovës do të shkojë vitin e ardhshëm për komuna, kurse 77.4% do të mbetet në nivel qendror duke kërkuar kështu ql të ketë rritje të përqindjes për komuna.

Sipas tij, ndarja e ngjashme ka qenë edhe në vitin 2021.“I gëzohemi çdo euro që shkon më shumë për komuna, mirëpo vetëm 22.6% e buxhetit total të Republikës së Kosovës do të shkon vitin e ardhshëm për komuna, kurse 77.4% do të mbetet në nivel qëndror.

Në vitin 2021 ka qenë 22.1% për komuna kurse 77.9% për nivel qëndror. Nuk ka dallim substancial në % për komuna”, ka thënë ai.

Uji Dea

Ibrahimi ka thënë tutje se këto ndarje vijnë si rezultat kryesor i formulave dhe politikave që janë hartuar në legjislacionin, i cili është hartuar në qeveritë e kaluara e që janë në fuqi edhe tani sa i përket ndarjeve buxhetore.“Po flas gjithmonë për % -jen që ndahet për komuna. Komunat kërkojnë grantin e IV-të për investime kapitale e që kjo do e shtonte %. Pra % është me rëndësi, sepse vlera monetare rritet me rritjen e buxhetit të shtetit dhe duke marrë parasysh që qeverisë zakonisht i teprojnë shumë milionë euro është normale që ato mjete të pashpenzuara të barten”, ka vijuar ai.

Ai ka thënë se qeveria duhet të ketë konsultë me komunat kur ka hartim të ligjeve që prekin ato.“Në vitin e ardhshëm dhe buxheti rritet dhe me automatizëm buxheti në vlerë monetare rritet për komuna, por shihni sa është dallimi në % me vitin 2021 për buxhetin e komunave. Qeveri, rriteni % për komuna, kjo është me rëndësi dhe konsultohuni me komuna për hartimin e ligjeve që prekin komunat, e jo të hartohen ligjet pa asnjë konsultë paraprake me komuna”.

Ndryshe, Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se buxheti komunal pritet të rritet në 742.3 milionë euro për vitin 2024, një rritje prej 90 milionë eurosh krahasuar me vitin 2023.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.