FIDANISHTJA

Asociacioni i komunave nuk do të jetë OJQ, por as me kompetenca që kërkon Serbia

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Askush nuk e di se kur do të mund të ketë takim të radhës të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, dhe homologut të tij nga Serbia, Aleksandar Vuçiq, pasi që takimi që zgjati më shumë se 17 orë, nga e hëna në mëngjes e deri në orët e hershme të së martës, nuk solli nënshkrimin e ndonjë marrëveshjeje konkrete.

Edhe pse në komunikatën e saj pas këtij takimi, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Moghernini, është përpjekur të përdorë një gjuhë pozitive, duke nënvizuar se “janë finalizuar” tekstet dhe parimet për dy marrëveshje, por nuk ka pasur “marrëveshje politike” për nënshkrimin e tyre, në BE nuk e fshehin zhgënjimin me mungesën e rezultateve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Zhgënjimi është edhe më i madh kur merret parasysh se ky ishte takimi i dytë i gjatë në më pak se një javë i dy delegacioneve.

Uji Dea

Prandaj, sipas burimeve diplomatike në BE, është vështirë të besohet se Mogherini do të thërrasë dy delegacionet shpejt në Bruksel në ndonjë të ardhme të afërt.

http://koha.net/?id=27&l=64476

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.