KKVITI

Asociacioni i Bizneseve Shqiptare identifikon detyrat

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Ndër detyrat e tij janë bashkëpunimi me institucionet e Zvicrës dhe të Kosovës, me synimin që ABSHZ të bëhet urë mes këtyre dy shteteve, kur është fjala për biznese.

Asociacioni i Bizneseve Shqiptare në Zvicër (ABSHZH) pas inaugurimit të tij është takuar në mbledhjen e parë më 23 mars 2013 në lokalet e fabrikës Fetaxid, pronë e kryetarit të tij Fehmi Fetahu në Altbüron, Lucern, njoftohet në një komunikatë për shtyp të asociacionit.

Siç është njoftuar edhe më parë, në themelimin këtij asociacioni, javë më parë, ai ka zgjedhur edhe kryesinë e tij. Kryetar është zgjedhur Fehmi Fetahu, nënkryetar i parë Naser Mustafa, nënkryetare e dytë, Lirije Veseli dhe nënkryetar i tretë Qamil Isufi ndërsa sekretar, Skender Thaqi. Nazmi Jakurti është zgjedhur konsulent/këshilltar i kryetarit. Po ashtu edhe anëtarët e tjerë të kryesisë janë ngarkuar me role të veçanta.

Ndër detyrat që asociacioni i ka ngarkuar vetes janë bashkëpunimi i ngushtë me institucionet e Zvicrës dhe të Kosovës, me synimin që ABSHZ të bëhet urë mes këtyre dy shteteve, kur është fjala për biznese. Pastaj të krijojë një mekanizëm për transferin/ shkëmbimin e njohurive në mes diasporës e Kosovës, të lansojë një program për kredi për projektidetë më të mira nga diaspora për investimet në Kosovë; të nxisë eksportet e Kosovës në Diasporë. ABSHZ do të jetë pjesë e Këshillit kombëtar ekonomik i cili mblidhet një herë në muaj, thuhet më tutje në komunikatë.

Anëtarët e kryesisë zotohen për konstruktivitet profesional dhe mbrojtje të qëllimeve të Asociacionit, të definuara me statut, është thënë në mbledhje.

Mobi Casa

Kryesia, për të siguruar realizimin e qëllimeve të Asociacionit, ka vendosur që fillimisht të takohet një herë në muaj. Asociacioni do të vazhdojë me identifikimin e bizneseve shqiptare në Zvicër.

Me ftesë të USAID NOA një delegacion i ABSHZ shkon në Kosovë. Projekti USAID NOA, merret me përkrahjen dhe promovimin e kultivimit të varieteteve te reja te fruta-perimeve dhe ngritjen e kapaciteteve prodhuese për varietetet ekzistuese, duke tentuar hapjen e tregjeve te reja për klientët e projektit.

Konferenca ka karakter specifik dhe i dedikohet bizneseve të cilat merren me distribuimin –shitjen e fruta-perimeve te freskëta dhe të përpunuara në Kosovë.

Kryesia, duke falënderuar pjesëmarrësit në kuvendin themelues, u drejton ftesë të gjitha bizneseve shqiptare në Zvicër t`i bashkohen asociacionit të ri. Të interesuarit mund të kontaktojnë ABSHZ-në në mailto: [email protected] ose infoline: +41 79 703 04 34, thuhet në fund të komunikatës së ABSHZ-së.(albinfo)