KKGJILAN

Asllani shënon golin e nëntë për PSG-në

/ 1 minutë lexim

Sulmuesja Kosovare Asllani, ka shënuar një gol në fitoren e PSG-së që në shtëpi mposhti Montpellierin me rezultatin 3:1. Asllani shënoi golin e dytë në minutën e 68-të.

Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i ka takuar xhiros së 13-të të elitës së futbollit të Francës në futbollin e femrave.

Uji Dea

Për Asllanin ky ishte goli i nëntë i shënuar prej se u transferua te skuadra e PSG-së në verë të vitit të shkuar. Me këtë fitore, PSG-ja forcohet në pozitën e dytë me 45 pikë, shtatë më pak se Olypmpique Lyon.

Asllani me PSG-në ka kontratë deri në vitin 2015. Asllani 23-vjeçare vlerësohet si një nga transferimet më të qëlluara. Ajo në PSG kaloi nga klubi suedez, Kristianstads. Është edhe reprezentuese e rregullt e Suedisë.