United Hospital

Askush s’i dëshiron zgjedhjet, synimi për t’i kontrolluar të gjitha pushtetet është i rrezikshëm, thotë Rukiqi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Anëtari i Kryesisë së Lidhja Demokratike e Kosovës, Berat Rukiqi, ka deklaruar se partia e tij pret nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës të japë një vendim për zgjidhjen e çështjes së zgjedhjes së presidentit, jo për të gjetur fajtorë politikë.

“Kemi qenë bashkëpunues duke shkuar në të gjitha takimet… ne po ta kishim bërë politike ndryshe që të largoheshim nga kjo tentativa e vazhdueshme për të gjetur fajtor, por më mirë me pasur tentativat për të gjetur zgjidhje për problemet sigurisht sot do t’i kishim punët më mirë në shumë procese”, ka theksuar ai.

Rukiqi në emisionin FIVE ka theksuar se LDK-ja ka qenë bashkëpunuese gjatë të gjitha takimeve politike dhe se partia ka qenë e gatshme të mbështeste një kandidaturë konsensuale, përfshirë edhe presidenten në detyrë, Vjosa Osmani, me qëllim që vendi të ketë stabilitet dhe të vazhdojë proceset e nisura.

FIDANISHTJA

Ai ka shtuar se vonesat dhe bllokadat politike në Kuvend nuk kanë qenë procedurale apo kushtetuese, por pasojë e vullnetit politik të partisë në pushtet, e cila sipas tij ka synim të kontrollojë të gjitha pushtetet.

“Asnjë bllokadë politike në Kosovë nuk ka qenë procedurale, nuk ka qenë kushtetuese këto janë si pasojë e vullnetit politik, dhe vullneti politik i partisë që i ka fituar 51 për qind nuk është me nda as pushtet, por është me kontrollu gjithçka. Në një shoqëri e cila pretendon me prodhu demokraci është e rrezikshme, nëse dikush ka synim me i kontrollu të gjitha pushtetet është e rrezikshme”, ka deklaruar ai.

“Askush nuk i dëshiron zgjedhjet, kemi shkuar me bindje të plotë për t’i shmangur ato. Partitë janë për të garuar, jo për t’u frikësuar nga zgjedhjet”, ka theksuar tutje Rukiqi./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.