Uji Dea

Askush s`e ndanë nga muzika

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Këngëtarja Mimoza Shkodra, është njëra prej atyre këngëtarëve që gjithmonë e përzien me një miss që është zgjedhur kohë më parë. Por, këngëtarja kosovare nga Prishtina, që jeton në Zvicër, asnjëherë nuk ka qenë e angazhuar në botën e spektaklëve të Missit. Ajo, në një intervistë për Express e cilëson fatkeqësi që ende është beqare, përderisa thotë se është në përgatitje të një albumi të ri.

Express: Nga kur keni filluar që të bëheni këngëtare?

Mimoza: Me muzikë kam filluar që të merrem që në moshën 7 vjeçare.

Express: A është e vërtetë që keni qenë Miss Kosova?

Mimoza: Jo unë nuk kma lidhje me botën e Miss. Unë kam filluar karrierën si këngëtare. Por, është e vërtetë që ka qenë një Mimoza Shkodra tjetër që ka qenë miss por unë në atë kohë isha fëmijë.

Express: A keni marrë pjesë në ndonjë festival në Kosovë?

Mimoza: Në Kosovë, asnjëherë, fatkeqësisht nuk më është bërë puna, por në Zvicër kam marrë pjesë në disa festivale që janë mbajtur këtu.

Express: Deri me tani sa albume keni te realizuar?

Mimoza: Kam të realizuar 3 albume dhe koxha shumë single, kështu mendojë se është koha për albumin nr. 4. Po mendojë kam shumë këngë me videoklipe por që nuk i kam fitur në një album. Nuk do të premtoj se kur do ta realizojë albumin por do të mundohem ta bëj sa më shumë. Sigurisht në të do të këtë edhe këngë të reja.

Express: Këngët e juaja janë shumë të popullarizuara në Youtube. “Me doje ti” ka kaluar më shumë se një milion klikime. Ndarje dhe disa këngë të tjera janë shumë të dëgjuara. Në cilën pjesë të botës shqiptare i keni fansat më të flakët?

Mimoza: Ne Shqipëri , dhe tek bashkatdhetarët në Evropë, Australi, Amerikë natyrisht Kosovë e Maqedoni, por në veçanti në Shqipëri.

Express: Disa kritikë thonë për muzikën e juaj se është tallava. Ju bëni muzikë që ju pëlqen apo varësisht nga trendi?

Eco Higjiena

Mimoza: Mirë ata që e njohin muzikën e dinë që këngët :”ndarja ose “Me doje ti” nuk janë tallava. Por edhe po t’kisha ndonjë këngë tallava nuk do me kish bezdis fare. Kur performoj live këndoj të gjitha zhanret. Edhe tallave. Çka me bezdis më shumë është që ngatërrohen gjërat dhe çdo këngë kanë filluar ta quajnë tallave ose çdo revistë që mban një titull e lidh atë me tallavanë.

Express: Njëra prej këngëve më të dëgjuara të juaja është ajo me Seldi Qalliun, “Pare pare”. A mendoni që të bëni edhe ndonjë duet me të?

Mimoza: Pse jo kemi pasur sukses. Meqë një herë kam plane tjera por nëse e kem mundësinë më shumë dëshirë.

Express: Disa këngë të juaja i ka punuar Genc Prelvukaj. Do të bashkëpunoni përsëri më të?

Mimoza: Po kam tri këngë që mi ka punuar Genci. Një nga ato është ‘Ndarja” që “ndezi” shumë tek publiku i gjerë kosovarë.

Express: Pak dimë për jetën e juaj private. Je e martuar, beqare apo e dashuruar?

Mimoza: Jam beqare, fatkeqësisht, momentalisht as e dashuruar, jam shumë e angazhuar dhe shumë pak kam kohë të merrem me jetën sentimentale.

Express: Çfarë tipi i meshkujve do të bënte që të leni punën anash dhe ti përkushtoheni plotësisht atij?

Mimoza: Muzikën asnjëherë nuk do ta lë për askënd. Ai që me do, e donë edhe punën time. Nuk mund ta lë anash karrierën pa asnjë çmim.

Express: Kur nuk merreni me muzike si e kaloni kohen e juaj, shëtitni në natyrë apo vizitoni ndonjë të afër?

Mimoza: Me se shumti vizitojë aeroplanin fatkeqësisht, (hahahaha) kur kam mundesinë iki për dy javë pushim jashtë Europës në ndonjë ishull teë bukur. Shpeshherë merrem me nipin tim të vogël Lorikun që e dua shumë dhe në fund bëj shopping si çdo femër.