GRANDEMALL

“Askush nuk e detyron Beogradin për anëtarësim në BE”, Marta Kos thotë se Serbia duhet të zgjidhë çështjet me Kosovën

/ 6 minuta lexim
Hidromorava

Në protestat në Serbi mungojnë flamujt e BE-së. Komisionierja e zgjerimit, Marta Kos, shpjegon për DW arsyet dhe pengesat në rrugën drejt BE-së.

Deutsche Welle: Kenë thënë se zgjerimi i BE-së është një temë që ju shoqëron gjatë gjithë jetës. Çfarë doni të thoni me këtë?

Marta Kos: Jam rritur në Jugosllavinë komuniste dhe, kur vendi im u bë i pavarur – Sllovenia – dëshira më e madhe ishte të bëheshim pjesë e një komuniteti vlerash dhe demokracie. Që nga viti 1991 kemi luftuar për këtë. Dhe kur në vitin 2004 Sllovenia u bë anëtare e BE-së, ishte një nga ditët më të lumtura të jetës sime.

Pse ishte kjo aq e rëndësishme për ju?

Ne jemi një vend i vogël – vetëm dy milionë banorë dhe 20.000 kilometra katrorë. Në një botë si kjo, ku duhen aleatë, një vend i vogël nuk mund të qëndrojë vetëm. Bashkimi Evropian na dha këtë forcë dhe jam shumë e lumtur që qytetarët e Sllovenisë ende e mbështesin këtë.

A keni mësime nga përvoja juaj që mund t’i ndihmojnë vendet që aspirojnë të anëtarësohen?

Ajo që kemi mësuar është se anëtarësimi në BE nuk ndodh vetvetiu – duhet të luftosh për të. Është shumë e rëndësishme që udhëheqja politike ta mbështesë sinqerisht këtë proces, sepse bëhet fjalë për një tranzicion të thellë. Në disa vende kandidate udhëheqja është shumë e përkushtuar. Por nëse ajo nuk e mbështet këtë rrugë, si mund të besojnë qytetarët se anëtarësimi në BE është diçka e mirë? Mësimi i dytë është se nuk bëhet fjalë vetëm për ekonominë. Kur Sllovenia u bë anëtare, e pamë këtë si një rrugë drejt mirëqenies. Sot, anëtarësimi ka të bëjë me paqen, lirinë dhe sigurinë. Janë këto themelet mbi të cilat u ndërtua BE-ja dhe tani po kthehemi te ato.

Si po përparon Ukraina në rrugën e saj drej BE-së, ndërsa prej vitit 2022 ndodhet në luftë me Rusinë?

Është e jashtëzakonshme ajo që po bëjnë ukrainasit. Ndërkohë që vendi i tyre bombardohet, ata vazhdojnë bisedimet për anëtarësim në BE dhe bëjnë reformat e nevojshme. Është e vështirë të bësh negociata edhe në kohë paqeje – por ata po i bëjnë gjatë luftës. Kanë arritur shumë, dhe ne jemi gati të hapim kapitullin e parë të negociatave për çështjet themelore. Deri në fund të vitit synojmë të hapim të gjithë kapitujt. Më pas do të fillojnë negociatat e plota. Konflikti me Rusinë filloi në vitin 2014, kur Ukraina donte të nënshkruante një marrëveshje tregtare me BE-në dhe Putini e kundërshtoi. Kam admirim të madh për popullin e Ukrainës dhe do të bëj ç’është e mundur që Ukraina të bëhet anëtare – ndoshta edhe para vitit 2030.

A mbetet procesi i anëtarësimit i bazuar në meritë apo dominon gjeopolitika?

Ka një tension midis nevojave gjeopolitike dhe parimit meritor. Të dyja janë të rëndësishme. Por nuk mund të pranojmë vende që nuk janë gati për tregun e përbashkët apo që nuk mund të mbrojnë demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Prandaj, parimi i meritës mbetet themeli i procesit të zgjerimit. Përmes tij përgatiten vendet në shumë fusha, veçanërisht në lirinë e medias dhe sistemin e drejtësisë.

Si po e ndihmon BE-ja Moldavinë përballë ndikimit rus?

Propaganda ruse është jashtëzakonisht agresive, sidomos në Moldavi. Rusia po investon miliona euro për ta penguar Moldavinë të ndjekë rrugën evropiane. Por ne e kemi përmirësuar qasjen tonë. Për herë të parë kemi dërguar një ekip të reagimit të shpejtë hibrid nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së, bashkë me ekspertë nga disa vende anëtare. Po ndihmojmë qeverinë moldave të luftojë narrativat ruse që përhapin frikën se anëtarësimi në BE sjell luftë apo humbje të identitetit. Unë vij nga një vend më i vogël se Moldavia – dhe anëtarësimi në BE ka ndihmuar në ruajtjen e identitetit tonë. Kjo është një qasje e re, që po zbatojmë edhe për Ukrainën dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

GRANDEMALL

në Ukraina dhe Moldavia të lidhura në këtë proces?

Për momentin po dhe ne mbështesim hapjen sa më të shpejtë të kapitullit të parë për të dyja vendet.

Si i komentoni protestat dhe kërkesat e qytetarëve në Serbi?

Serbia është në një situatë të vështirë. Bashkimi Evropian e mbështet rrugën evropiane të Serbisë dhe të popullit të saj. Por, megjithëse është vend kandidat prej shumë vitesh, nuk i ka përmbushur ende reformat e nevojshme. Ne po ndihmojmë që këto reforma të përmbushen. Protestat që shohim prej muajsh janë një shprehje e qartë e pakënaqësisë së qytetarëve. Çdo qeveri duhet të dëgjojë qytetarët e vet. Në shumë pika, protestuesit kërkojnë të njëjtën gjë që kërkon edhe BE-ja: sundim të ligjit, luftë kundër korrupsionit, liri të medias. Kemi një interes të përbashkët dhe shpresoj që do të mund të ndihmojmë në stabilizimin e vendit.

Në Gjeorgji shihen flamuj të BE-së gjatë protestave. Pse mungojnë në Serbi?

Kam folur me shumë qytetarë, profesorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Serbi. Ja çfarë më kanë thënë në mënyrë të përmbledhur: së pari, thonë se BE-ja e mbështet presidentin Vuçiq. Së dyti, ju na keni bombarduar – edhe pse ishte NATO. Së treti, ju doni që Serbia të njohë Kosovën. Dhe së katërti, nuk duam të zemërojmë Rusinë. Këto ndjenja duhet të merren seriozisht. Duhet të komunikojmë më mirë përfitimet e zgjerimit.

Si mund të anëtarësohet Serbia në BE, pa u zgjidhur çështja e Kosovës?

Zgjedhja për në BE sjell përgjegjësi. Askush nuk e detyron Serbinë. Por nëse thotë “po”, duhet të përmbushë detyrimet. Nëse arrijmë ta shpjegojmë më mirë pse BE-ja është e dobishme për Serbinë dhe sjellim investitorë që hapin vende pune, atëherë jemi në rrugë të mirë.

Si veproni me vende anëtare si Hungaria që bllokojnë zgjerimin?

Në procesin e anëtarësimit nevojiten vendime unanime. Hungaria organizoi një konsultim publik ku disa politikanë thanë se qytetarët janë kundër anëtarësimit të Ukrainës. Por ne kemi një sondazh nga Eurobarometri që tregon se mbi 60% e qytetarëve hungarezë mbështesin zgjerimin. Zgjidhja është dialogu konstruktiv dhe shpresojmë të gjejmë rrugëdalje bashkë me të gjitha vendet anëtare.

A keni një plan konkret për Viktor Orbán?

Nuk kemi plan për Orbán. Kemi plan për procesin e anëtarësimit – dhe brenda këtij kuadri do të gjejmë zgjidhjen.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.