Fundamenti

Askush nuk di më mirë se mërgimtarët të manifestojë

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Xhafer Leci e Halil Zemaj – Shoqata „Atdheu“ në Schwäbisch Gmünd të Gjermanisë kremtoi festën e pesë vjetorit të pavarësisë të Kosovës. Kjo shoqatë përherë manifeston festat tona kombëtare dhe turnire sportive në futboll të vogël etj.

Në kuadër të kësaj Shoqate janë zhvilluar shumë aktivitete të bujshme, që nga themelimi i saj në shtator 1997, në salla dhe fusha të ndryshme sportive. Shoqata ka lokalin e vet ku mërgimtarët e kësaj ane kanë zhvilluar shumë aktivitete, duke ndihmuar vendin tonë në kohët më të vështira, si arsimin, shëndetësinë dhe luftën e fundit e ndihma të tjera.

Në kuadër të kësaj Shoqate vepron edhe ekipi i suksesshëm futbollistik „Atdheu“. Kjo Shoqatë ka bashkëpunuar me shoqatat tjera si „Nëna Terezë“, Göppingen, „Kadri Zeka“, Kirchheim-Teck, „Bardhosh Gërvalla“, Ludwigsburg, Këshillin Organizativ Kombëtar në Heilbronn etj.

Heroi i Kosovës Sali Çekaj, është shpallur anëtar nderi i kësaj Shoqate, Ai sa ka qenë gjallë ka vizituar shumë herë mërgimtarët e tubuar rreth kësaj Shoqate.

Në këtë mbrëmje festive u tubuan rreth 500 bashkatdhetarë, mysafirë e veprimtarë të çështjes tonë kombëtare. Pasë këndimit të himnit, zotëri Halil Zemaj, sekretar, ftoj të pranishmit që me një minutë heshtje tu bëhet nderimi të rënëve për liri, Ai në vazhdim përshëndeti mysafirët, familjet e dëshmorëve dhe të gjithë pjesëmarrësit, duke ua uruar pesë vjetorin e pavarësisë të Kosovës.

Fundamenti

Zemaj, u dëshiroi mirëseardhje dhe përshëndeti; zëvendëskonsullin Ymer Lladrovci, me seli në Stuttgart, kryetarin e Këshillit Organizativ Kombëtar z. Abaz Imeri, nga Heilbronn-i me bashkëveprimtarët e tij si Emin Demaj, Skënder Alimehaj, Bedri Kryeziu, Ramadan Latifi etj., nga Ludwigsburg-u kryetarin e SHKSH-së „ Bardhosh Gërvalla“ Afrim Sylejmani me shokë dhe veprimtarë të disa klubeve futbollistike etj.

Enver Muzliukaj, Xhevdet Pajazitaj, Lulë Gjuraj, Xhevdet Nikçi, Rexhep Dakaj etj. Zemaj shkurt foli për sakrificat e çlirimtarëve dhe të popullit në përgjithësi për çlirimin e Kosovës, për arsimin plotësues në gjuhën shqipe…

Në foltore u ftua Ymer Lladrovci, i cili foli për luftën e fundit, për zhvillimin ekonomik të vendit tonë, për njohjet e Kosovës shtet nga shumë vende të Botës… Lladrovci me kompetencë foli për zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe në Gjermani, për rrjedhat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen arsimtarët, por edhe vet ai, si zyrtarë i konsullatës…
Ish nënkryetari i parë i Shoqatës Elez Zejnullahu, i caktuar nga kryesia, disa afaristëve, që ndihmuan materialisht ekipin e futbollit „Atdheu“ ju ndau mirënjohje: Shemsi Ismaili, Qenan Zejnullahu, Besim Prenqi, kryetar i Shoqates „ Atdheu“, Besnik Shala, Xhemail Mehmetaj, Gazmend Behrami dhe Ahmet Hoxhaj.

Po ashtu disa veprimtarëve të Shoqatës, për kontributin e tyre, në shenjë respekti ju ndanë mirënjohje: Beg Leci, Veli Kelmendi, Naim Nurqaj, Faton Brahimi e Lulzim Kamberi. Mirënjohje iu nda edhe Klubit futbollistik „Drita-Kosova“, të cilën e pranoi drejtori i këtij klubi z.Xhevdet Pajaziti.

Më pas në skenë u ftua këngëtari i mirënjohur Mehedin Përgjegjaj – Meda, njëri ndër këngëtarët më human, i cili, për skamnorët e pa strehë, me mjetet e tij personale, ka ndërtuar disa shtëpi, për çka edhe ne e falënderojmë shumë zotin Meda, për punën e madhe e shumë të ndershme që ka bërë ai, për ta zbutur sa do pak varfërinë. Deri në orët e vona të natës u këndua dhe u vallëzua, në një atmosferë të qetë e entuziaste, ku me prezencën saj dominonte rinia, gra e burra, vajza e djem të urtë e të kulturuar, për çka ne organizatorët i falënderojmë për sjelljet e mira.