ARKATANA

ASK: Kosova ka 1,602,515 milionë banorë rezidentë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka shpallur sot rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë (ReKos 2024), raporton Ekonomia Online.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, ka njoftuar se zyrtarisht janë regjistruar 1,602,515 milionë banorë.

“Vlerësohet se i gjithë projekti është vlerësuar në nivelin më të lartë. 93 për qind e banesave/ shtëpi janë me pronar dhe shumë pak janë me qira. Është rritur numri i ekonomive familjare për 69,505. Hendeku gjinor është zvogëluar nga 11,975 në vitin 2011 në 5,538 në vitin 2024, që përfaqëson një zvogëlim prej 53.8%. Mosha mesatare e popullsisë është 34.84. Kosova është vendi i dytë në Evropë me popullsi të re, është mbetur për t’u vërtetuar. Ulja e shkallës së analfabetizmit nga 3.85% në 2.27%”, tha Kastrati.Ai ka njoftuar se nga dëmet e luftës janë të prekura gjithsej 154,272 ekonomi familjare.

Hidromorava

“Nga dëmet e luftës, gjithsej ekonomi familjarë të prekura janë 154,272. Dëmet vetëm në ekonomi familjare, jo në institucione, është vlerësuar mbi 5 miliard euro. Dëmet e luftës në njerëz, të vrarë 11, 417, të zhdukur 1,047”, tha ai.

“Të dhënat për diasporën nuk i kemi publikuar sepse procesi vazhdon edhe këtë muaj. Në pjesën veriore të Kosovës është regjistruar një pjesë e popullsisë, kjo si shkak i politikës. Zyrtarisht janë 1,602,515 milion banor”, tha Kastrati

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.