KKVITI

Asisti i Enis Bardhit vulos triumfin e Konyasporit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Në javën e 27-të të Superligës turke, Konyaspor regjistroi fitore tejet të rëndësishme në shtëpi ndaj Gençlerbirligi, duke triumfuar me rezultat minimal 1-0 në një përballje direkte mes skuadrave të pjesës së poshtme të tabelës, njofton Telegrafi.

Ndeshja për një kohë të gjatë u luajt pa u shënuar gola, kur në minutën e 86-të Jackson Muleka shfrytëzoi asistimin perfekt të Enis Bardhit dhe realizoi golin vendimtar që i dhuroi tri pikë me shumë peshë ekipit vendas.

Mobi Casa

Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Bardhi, zhvilloi një paraqitje të mirë, duke qenë vendimtar në momentin kyç të ndeshjes, ndërsa u zëvendësua vetëm në fund, gjatë minutave shtesë.

Skuadra e drejtuar nga Ilhan Palut vazhdon formën pozitive, duke e çuar në tre ndeshje serinë pa humbje dhe duke u ngjitur në kuotën e 30 pikëve. Në anën tjetër, Gençlerbirligi i trajnerit Volkan Demirel po kalon momente të vështira, pasi nuk ka arritur të fitojë në tri ndeshjet e fundit dhe mbetet në 25 pikë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.