RCCOLA

Ashton: Vendimi për Gjykatën përmirëson kredibilitetin dhe imazhin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Përfaqësuesja e Lartë e BE’së Catherine Ashton ka mirëpritur votimin e Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës. Ajo ka thënë se ky vendim do ta forcojë sundimin e ligjit.
Ashton nëpërmjet një njoftimi për media ka përgëzuar deputetët dhe liderët e Kosovës për vendimin e vështirë që kanë marrë.

Më poshtë mund ta lexoni deklaratën e Baroneshës Ashton.

E mirëpres votimin e sotëm nga Kuvendi i Kosovës që mbështet mandation tranzicional të EULEX’it dhe që konfirmon përkushtimin për themelimin e një Gjykate Speciale që do të gjykojë rreth pohimeve të raportit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të vitit 2011.

Mobi Casa

I përgëzoj qeverinë dhe anëtarët e Kuvendit për lidershipin e tyre dhe përkushtimin për drejtësinë të demonstruar rreth këtij vendimi të ndjeshëm dhe të vështirë.

Vendimi që u mor nga Kuvendi do ta forcojë sundimin e ligjit dhe do ta përmirësojë kredibilitetin dhe imazhin ndërkombëtar të Kosovës.

Duke marrë këtë vendim liderët e Kosovës janë përcaktuar për një të ardhme europiane për Kosovën dhe qytetarët e saj.