Fundamenti

Ashton, Thaçi e Daçiq, në ekipin monitorues!

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Daçiq pritet që gjatë kësaj jave të udhëtojnë drejt Brukselit për t’u takuar sërish me Baroneshën Catherine Ashton.

Në takimin e ardhshëm, kryeministrat dhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian do të diskutojnë planin e aksionit për zbatimin e marrëveshjes.

Uji Dea

Po ashtu, në këtë takim pritet të prezantohen anëtarët e ekipit zbatues të marrëveshjes të cilët do të jetë në kontakt permanent mes vete si dhe në baza të rregullta do t’i raportojnë kryeministrave dhe Baroneshës Ashton për zbatimin e marrëveshjes.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri e cila ka marrë pjesë edhe në bisedimet politike por edhe në dialogun teknik, ka thënë të dielën për Tribunën se deri më 26 prill pritet nga tre palët (Kosova, Serbia dhe BE-ja) të hartojnë planin për implementim, me data të sakta dhe të precizuara (Tribuna).