Ashton: Thaçi dhe Daçiçi nënshkruan marrëveshjen
Baronesha Catherine Ashton ka konfirmuar se Prishtina dhe Beogradi janë dakorduar për marrëveshjen për Veriun. Ajo ka thene se dy kryeministrat i kane vendosur firmat e tyre ne dokument dhe me kete akt negociatat kane perfunduar.
“Është një hap shumë i rëndësishëm që po e shohim, është një hap që lë prapa të kaluarën dhe një hap përpara për të dyja palët drejt Europës”, ka thënë ajo, përmes një deklarate për media.
Zyrtare, Çollaku: Arrihet marrëveshja
Bekim Çollaku, Këshilltar i Kryeministrit Hashim Thaçi, ka konfirmuar për Express arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi, që i hap rrugë normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Marrëveshja është arritur”, ka thënë Çollaku për Express.
Edhe Ministrja Vlora Çitaku ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes.
“And the white smoke is out! Habemus pactum! Happy”, ka shkruar ajo në Twitter, që i bie “Doli tymi i bardhë, kemi marrëveshje. E lumtur”.
Maja Kocijancic, Zëdhënëse e Baroneshës Ashton, ka njoftuar se në ndërtesën e BE’së, pas pak çastesh, dy kryeministrat do të mbajnë një konferencë për media.
Bashkë në NATO
Kryeministri Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Dacic, e kanë përfunduar takimin e përbashkët me Baroneshën Catherine Ashton.
Burimet e Gazetës Express, thonë se Thaçi dhe Dacic pas pak do të takohen me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO’s, Anders Fogh Rasmussen.
“Sipas planifikimeve të tanishme, Thaçi dhe Dacic bashkërisht do ta takojnë Sekretarin e NATO’s”, ka thënë për Express një zyrtar i përfshirë në bisedime, në kushte anonimiteti.
Takimi tek Sekretari Rasmusen vjen pasi që për marrëveshjen që po përpiqet të arrihet, NATO do të këtë rol implementues.
Kjo është edhe kërkesë e të dyja palëve.
Fillon takimi Thaçi–Dacic
Sapo ka filluar takimi në mes Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Dacic.
“Dialogu i lehtësuar nga BE po vazhdon. Përfaqësuesja e Lartë Ashton aktualisht është dukë duke zhvilluar takim të përbashkët me Kryeministrat dhe ekipet e tyre” ka thënë Maja Kocijancic.
Merret vesh se a do të arrihet marrëveshja kjo do të dihet para përfundimit të orarit të punës, që i bie deri në ora 15.00.
Lidhur me takimin e sotëm, Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë se pret që në këtë takim të ketë një përafrim të draft marrëveshjes që është prezantuar para dy dite, të cilin Kosova e ka pranuar.
“Delegacionet shpresojë që do të përafrojnë qëndrimet në këto dy tri pika të këtij drafti”, ka thënë ai.
Së shpejti fillon takimi Thaçi–Dacic
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Dacic aktualisht ndodhen në ndërtesën e BE-së, ndërkohë që së shpejti pritët të fillojë takimi në mes dy delegacioneve.
Edhe pse nuk dihet shumë për shkak se i gjithë procesi i konsultave është i mbyllur merret vesh se nëse do të arrihet marrëveshja kjo do të dihet para përfundimit të orarit të punës, që i bie deri në ora 15.00.
Lidhur me takimin e sotëm, ministri i punëve të jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë se pret që në këtë takim të ketë një përafrim të draft-marrëveshjes që është prezantuar para dy dite, të cilin Kosova e ka pranuar.
“Delegacionet shpresojë që do të përafrojnë qëndrimet në këto dy tri pika të këtij drafti”, ka thënë ai.
Sipas tij, baronesha Catherine Ashton do të ketë një takim të ndarë me delegacionit tonë dhe pas tij do të fillon takimi i delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë.
Ndërkohë, bashkë-hartuesi i Planit të Ahtisaarit, Albert Rohan, duke komentuar procesin e bisedimeve në Bruksel ka thënë se kompromisi nga ana e palës kosovare është bërë në vitin 2007, kur ata pranuan Planin Ahtisaari.
“Ka pasur shumë provizione, të cilat ishte vështirë për liderët kosovarë që t’i pranojnë, por ata e bënë në frymë të kompromisit”, thotë Rohan. /Kosovapress/


