Uji Dea

Ashton: Prioritet i BE-së, zbatimi i plotë i marrëveshjes së prillit

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton ka paralajmëruar raundin e dytë të bisedimeve që do të afrojë në lidhjet e tyre ish vendet armike. Në një takim me gazetarë, Ashton, e njohur si një diplomate fjalëpak, ka thënë se nëse palët janë të gatshme të fillojnë negociatat ajo është edhe më e gatshme.

“Ata e dinë se unë kam një mandat të kufizuar dhe nëse më duan (t’u ndihmojë) atëherë le ta kryejmë,” ka thënë Ashton, njofton gazeta The Wall Street Journal.

Gazeta thotë se bisedimet e ndërmjetësuara nga BE sollën marrëveshjen historike e cila ju ofroi pakicës serbe të Kosovës një autonomi të rëndësishme politike në këmbim të njohjes së autoritetit të Prishtinës mbi policinë, gjyqësinë dhe institucionet qeverisëse në Kosovë.

Po për çka pritet të flasin liderët e këtyre vendeve. Çështjet të indetifikuara nga Ivica Daçiq dhe Hashim Thaçi sipas gazetës janë ‘tensionet rreth të drejtave pronësore të njerëzve të zhvendosur gjatë konfliktit si dhe pjesëmarrja e sportistëve të Kosovës në garat sportive. Zyrtarët evropianë shpresojnë se do të ketë përpjekje të reja për identifikimin e të zhdukurve nga lufta e vitit 1998-99.

RCCOLA

Baronesha Ashton ka deklaruar se kur t’i takojë në Janar dy kryeministrat do t’i pyes se në ç’drejtim duan t’i vazhdojnë negociatat.

“Absolutisht do të varet prej tyre. Një nga gjërat që u kemi thënë është se ata vetë mund ta shtyjnë procesin me shpejtësinë dhe gjerësinë që duan”, ka thënë Ashton në zyrën e saj në katin e gjashtë në Bruksel, aty ku ka mbajtur rreth 20 takime me dy kryeministrat që nga shtatori i 2012. “Ata herë pas here kanë folur për disa çështje që duan t’i zgjidhin dhe ajo që është shumë e qart është se ata duan ta çojnë më tutje procesin’.

Ashton ka thënë se prioritet i BE-së mbetet zbatimi i plotë i marrëveshjes së prillit. Mirëpo ato që mbeten ende të pazbatuara janë edhe mospajtimi rreth mënyrës së integrimit të gjyqtarëve dhe gjykatave serbe në sistemin ligjor të Kosovës.

Baronesha Ashton është optimiste për të ardhmen e marrëdhënieve të dy vendeve, mirëpo në pyetjen se a mund të paramendojë njohjen e Kosovës nga Serbia, ajo përgjigjet: “E ardhmja është e ardhme dhe këtë nuk mund ta dij”./rtk/