Mobi Casa

Ashton: Përparim i dukshëm në dialog

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, takuan të enjten përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, baroneshën Catherine Ashton, ndërsa kjo e fundit citohet të ketë thënë se është arritur një përparim i dukshëm në dialog dhe potencoi rëndësinë e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura.

Në kumtesën e Presidencës thuhet se në takim morën pjesë edhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku dhe koordinatori politik në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, Blerim Shala.

Jahjaga theksoi se procesi i dialogut nuk ka hapur çështje të tjera që lidhen me statusin ose ato që mund të rrënojnë të arriturat e përbashkëta me bashkësinë ndërkombëtare, dhe vlerësoi se marrëveshjet e arritura deri tash janë një bazë e mirë për lehtësimin e jetës së qytetarëve nga të dyja anët e kufirit.

Presidentja theksoi se Kosova ka hyrë në procesin e dialogut e përkushtuar për të përmirësuar pozitën e komunitetit serb në Kosovë dhe për t’i integruar ata në jetën institucionale dhe politike të Kosovës.

Ajo vlerësoi se institucionet e Kosovës duhet të jenë të pakompromisë në insistimin që qeveria e Serbisë duhet të shpërbëjë strukturat e saj ilegale dhe paralele në komunat në veri të territorit të Kosovës, sepse ato po mbajnë peng jetën e qytetarëve serbë.

UBT

Jahjaga tha se i jep mbështetje të plotë procesit të dialogut dhe tha se me rëndësi është që të arrihen zgjidhje afatgjata e përfundimtare që nuk do të cenojnë funksionalitetin e Kosovës.

Sipas saj, pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës nuk mund të negociohen dhe nuk ka kthim prapa.

Presidentja Jahjaga theksoi se me rëndësi është që Kosova të marrë sinjale pozitive nga BE-ja, posaçërisht në procesin e liberalizimit të vizave dhe atë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Ndërkaq, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, baronesha Ashton ka potencuar rëndësinë e dialogut për gjetjen e zgjidhjeve dhe vlerësoi konstruktivitetin e palëve në këtë proces.

Ajo citohet të ketë thënë se është arritur një përparim i dukshëm në dialog dhe theksoi rëndësinë e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.