ARKATANA

Ashton: Më 17 janar në dialog do të flitet për veriun

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Bruksel- Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, e cila është duke ndërmjetësuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në nivel të lartë politik, në një intervistë ekskluzive për “Kohën Ditore” ka paralajmëruar se më 17 janar 2013, në takimin e parë në vitin e ri mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq, do të flitet për veriun e Kosovës.

E pyetur se cilat tema do të jenë në tryezë të dialogut në takimin e radhës më 17 janar, Ashton është përgjigjur: “Do të takohemi për të shqyrtuar progresin e arritur, posaçërisht rreth implementimit të IBM-së, dhe, siç jemi marrë vesh, më 4 dhjetor ne do të diskutojmë edhe për veriun e Kosovës“.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së po ashtu, duke hedhur poshtë edhe një herë mundësinë e ndarjes së Kosovës dhe duke thënë se “ndarja nuk është opsion”, e ka quajtur situatën e tashme në veri të Kosovës si “të paqëndrueshme”.

FITORJA

Lidhur me mundësinë që Ramush Haradinaj të bëhet kryeministër dhe çfarë ndikimi do të kishte kjo në dialog, Ashton ka thënë: “Nuk më takon mua të komentoj për zhvillimet në politikën e brendshme në Beograd apo Prishtinë. Krejt çfarë pres unë nga Beogradi dhe Prishtina është që të mbeten fuqishëm të përkushtuar për dialogun”.

Intervistën e plotë do të mund ta lexoni në numrin e parë të “Kohës Ditore” për Vitin e Ri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.