ARKATANA

Ashton i tha Dacicit: Ose pranoje marrëveshjen, ose do t’i ndali negociatat e do të fajësohet Serbia

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri serb, Ivica Dacic, ka “parandaluar” kolapsin e bisedimeve për Kosovën, në Bruksel, ndërsa ka kërkuar që përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton, të mos i ndërpres bisedimet, por që gjithçka të shtyhet për 2 prill. Tash i mbetet kreut shtetëror serb që ta mendojë një strategji me të cilën do të vihet para një akti të kryer në raundin e ardhshëm.

Ashton më 20 mars kishte vizituar Prishtinën dhe Beogradin me zgjidhjen e gatshme për veriun e Kosovës, pra për asociacionin e komunave serbe në të cilën insiston Beogradi.

“Kryeministri serb refuzoi të nënshkruante atë marrëveshje dhe Ashton në një moment ishte e gatshme të deklaronte shembjen e negociatave. Nuk dua të futem në atë nëse Prishtina ka mundur të lëshoj pe në disa gjëra, pra se kush ka qenë më konstruktiv, por nuk duhet të dyshohet se kush do të quhej fajtor për negociata të dështuara, sepse kjo do të ishte Serbia”, ka thënë një burim i ditores serbe Blic.

Hidromorava

Burimi shton se kryeministri serb ka qenë i vetëdijshëm se përgjegjësia do të binte vetëm mbi Beogradin, i cili do të akuzohej se nuk ka pranuar atë që u është ofruar.

Blic shkruan se bashkëbiseduesve në Bruksel u është ofruar një marrëveshje përfundimtare, e cila, megjithatë, përmbante pak dhe nga ato që thuhet se është rënë dakord gjatë gjashtë raundeve të mëparshme të bisedimeve. Burimi nga Brukseli thotë se zgjidhja e ofruar për asociacionin e komunave serbe është – minimaliste.

Në qeverinë e Serbisë nuk ka qenë e mundur të merret vesh se në cilin drejtim do të reagojë kreu shtetëror. Por, dihet se të enjten, në kabinetin qeveritar serb është thënë: zgjidhja e ofruar ishte e papranueshme. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.