Hidromorava

ASHAK: Poezia e Ali Podrimjes ishte zëri identitar i Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Me rastin e vdekjes së parakohshme të akademikut Ali Podrimja, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës publikon këtë deklaratë:

Me tronditje dhe dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen e parakohshme të poetit emblematik të letërsisë shqipe, akademikut Ali Podrimja. Vdekja e tij është humbje e madhe për familjen, për të gjithë miqtë e tij të shumtë, për lexuesit që e deshën dhe e çmuan, për Akademinë dhe për të gjitha institucionet e Kosovës, për kulturën dhe letërsinë shqiptare.

Poezia e Ali Podrimjes për më shumë se gjysmë shekulli ishte zëri identitar i Kosovës, zëri që artikuloi dhembjen dhe shpresat e Kosovës, idealet dhe synimet e saj. Ali Podrimja shkroi për Kosovën e vuajtjeve dhe të brengave, për Kosovën e shpresave të mëdha, për Kosovën e idealeve të lirisë. Ai ishte poeti që diti të sublimojë në veprën e tij të gjitha shqetësimet e një kohe dhe të një epoke.

Mobi Casa

Epoka e Kosovës dhe epoka e shqiptarëve të gjysmës së dytë të shekullit XX dhe të fillimit të shekullit XXI ishte edhe epoka e Ali Podrimjes. Zëri i tij ishte i veçantë, i papërsëritshëm në poezinë shqipe, ishte zë që shprehte qenësinë e qëndresës dhe mbijetesës së popullit tonë. Ideali i tij poetik dhe ideali i tij intelektual ishin pasioni i pashuar për liri dhe dinjitet njerëzor.

Me vdekjen e Ali Podrimjes, Kosova mbeti pa poetin e saj, i cili si askush tjetër njohu dhe artikuloi dhembjen e saj. Vargu i tij “Kosova është gjaku im që nuk falet” thotë atë që nuk e tha askush tjetër për popullin dhe për vendin e tij.

Me këtë rast Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së akademikut Ali Podrimja, si dhe të gjithë miqve dhe adhuruesve të tij.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.