United Hospital

Asgjë nuk mund të ngritët mbi sovranin!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Arbër Ismajli – Politikbërja mbi vullnetin e saj, është kontraktuale dhe natyrshëm, politikanët që nuk kuptojnë këtë, mbesin anash vullnetit të verdiktit qytetar. Po bëhen vite të mandati të qeverisjes së mirë në Gjilan, dhe puna e kontraktuar me qytetarë, gatishmëria për tu ofruar sa më afër hallave dhe problemeve sociale, na bënë të jemi edhe më të përkushtuar, të bëjmë më të mirat që mundemi për ta!

Të kufizuar nga buxhetet e limituara, nga kërkesat e mëdha, shpeshherë edhe nga planifikimet ambicioze, shtuar këtu dhe të papriturave që dalin gjatë punës dhe qeverisjes, ne kemi dëshmuar simbiozën e vullnetit qytetarë në kthimin, mbajtjen dhe avancimin e të priturave të qytetarëve!

Ndoshta jo se jemi të kënaqur sa kemi dashur, por e vlerësojmë se ne tashmë kemi nisur nje bashkëqeverisje me qytetarë, e kemi bere qytetarin bashkëqeverisjes, andaj, shumë nga projektet që janë bërë dhe po bëhen, janë qytetarët ata të cilët kanë pjesë ne planifikim dhe realizim te atyre projekteve!

Hidromorava

Ne po bëjmë këtë çdo ditë, ne po e bëjmë qytetarin bashkëqeverisjes të komunës së tyre, dhe ne këtë po e shtojmë akoma më shumë, po e forcojmë që Gjilani të jetë komunë model! Këtë tashmë e kemi nga vlerësimet dhe falënderimet jo vetëm nga qytetarët por edhe prej mekanizmave dhe agjencioneve të pavarura!

Por e gjithë kjo, është vetëm si shkas më shumë për të ftuar qytetarët të jenë pjesë e qeverisjes së komunës së tyre! Çdo ditë e më shumë, çdo ditë e më sinergjik për një mirëqenie të përbashkët!

Bashkë e me suksese të reja!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.