Asfaltohet rruga”Sherif Frangu” në qytetin e Vitisë

Viti – Sokol Haliti ka vizituar këtë rrugë dhe ka thënë se qyteti i Vitisë dhe fshatrat e saja po ndryshojnë çdo ditë fal punës së palodhshme dhe përkushtimit tonë që kemi ndaj qytetarëve.
Sokol Haliti ka marrë pjesë në momentet derisa është asfaltuar rruga “Sherif Frangu”. Haliti ka komunikuar me qytetarët dhe ka thënë se tashti Vitia dhe fshatrat e saja po ndryshojnë çdo ditë dhe se ato po marrin një pamje tjetër falë përkushtimit dhe angazhimit të të gjithë zyrtarëve komunal. “Prioritet yni mbetet rregullimi i infrastrukturë rrugore dhe investimet tjera kapitale që shkojnë në favor të qytetarëve vitias” ka shtuar Haliti./rajonipress/