Hidromorava

Asfaltohet rruga që lidhë mes vete Vitinë me Kaçanikun

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Në fshatin Vërban të Vitisë, ka filluar sot asfaltimi i rrugës Vërban-Begrancë që lidhë mes veti komunat Viti- Kaçanik. Me këtë rast i pranishëm ishte kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë i cili bëri me dije se asfaltimi i kësaj rrugë është në kuadër të projekteve për asfaltimin e rrugëve rurale në këtë komunë.

“Po vazhdojmë me projekte infrastruktura në lokalitet e komunës së Vitisë. Rruga që po asfaltohet sot po lidhë mes veti jo vetëm banorët e dy fshatrave por edhe të dy komunave si të Vitisë dhe Kaçanikut, prandaj ka projekti në fjalë ka një vlerë të veçantë për në”, u shpreh Haliti.

Ndërkaq edhe kryetari i fshatit Vërban, Afrim Ramushi falënderoj kryetarin Haliti dhe komunën e Vitisë për të gjitha projektet që janë realizuar në këtë lokalitet duke i cilësuar jetike për banorët.

Fundamenti

Gjithashtu në Vërban është asfaltuar sot edhe rruga që lidhë mes veti lagjet Vishaj dhe Shavarinët.

Po ashtu ai ka vizituar edhe shkollën e fshatit ku po vazhdojnë punimet në fushën sportive./rajonipress/