Asfaltohet rruga që lidh fshatrat Tërpezë – Fshati i Ri – Çifllak dhe degëzimi i rrugës që lidhet me lagjen Alidemaj në Pozheran

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga bashkëpunëtorët ka inspektuar punimet në asfaltimin e rrugës që lidh mes veti Fshatin e Ri, Çifllakun, Tërpezën dhe Pozheranin.
Banorët e këtyre lokaliteteve, përkatësisht kryetarët e këshillave të fshatrave u shprehën falënderues për asfaltimin e kësaj rruge, duke shtuar se ka një rëndësi të veçantë pasi lidhë mes veti këto lokalitete, por edhe ofron ç`asje më të mirë për bujqit që kanë tokat bujqësore në këtë zonë.
Haliti me këtë rast përmendi projektet të cilat janë në realizim e sipër në komunën e Vitisë, kurse për rendësin e rrugës që po asfaltohet, theksoi se do të jetë jetike për banorët pasi që shkurton distancën e qarkullimit, por edhe lehtëson qasjen në tokat bujqësore dhe plantacionet që janë në këtë pjesë.
Përfaqësuesit e fshatrave Tërpezë, Pozheran, Çifllak e Fshat të Ri, u shprehën falënderues ndaj Institucioneve Komunale dhe vlerësuan se ky projekt ka qenë që moti prioritet i këtyre lokaliteteve, i cili tani po jetësohet.
Rruga Fshati i Ri-Tërpezë dhe lagja Alidemaj, kap një gjatësi afër dy kilometra./rajonipress/