Asfaltohet rruga kryesore e Lagjes “Malësia” në qytet
Kamenicë – Komuna e Kamenicës në kuadër të projekteve kapitale që janë planifikuar me buxhet 2016 për përmirësimin e infrastrukturës ka paraparë asfaltimin e rrugës kryesore në Lagjen Malësia në qytet.
Kryetari i komunës, Begzad Sinani së bashku me nënkryetarin Fatmir Matoshi, bashkëpunëtorë dhe qytetarë të kësaj lagjeje ka vizituar punimet në asfaltimin e kësaj rruge. “Ne kemi dhënë premtimin para jush se do ta asfaltojmë këtë rrugë që ka qenë në gjendje jo të mirë dhe asfaltimi i kësaj rruge është i një interesi të madh për qytetin dhe banorët e kësaj lagjeje shfrytëzoj rastin të ju uroj banorëve realizimin e këtij projekti” tha Sinani.
Realizimi i këtij projekti është në vazhdën e projekteve që po realizohen nga Komuna e Kamenicës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore./rajonipress/


