Fundamenti

Asfaltohet edhe rruga kryesore në dalje të Vitisë, në drejtim të Drobeshit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Punimet në rregullimin e infrastrukturës në qytetin e Vitisë po vazhdojnë me intensitet të shtuar, sipas dinamikës së paraparë.

Kështu sot ka filluar ta asfaltohet edhe pjesa tjetër e rrugës në dalje të qytetit të Vitisë, deri në hyrje të fshatit Drobesh.

Hidromorava

Kryetari i komunës, Sokol Haliti, me bashkëpunëtor, kanë parë nga afër punimet që janë duke u kryer në këtë rrugë.

Aty ata janë mirëpritur edhe nga banorët dhe disa përfaqësues të bizneseve që jetojnë dhe punojnë përgjatë kësaj rruge duke e mirëpritur këtë projekt./rajonipress/