Asfaltohet edhe rruga “Bajram Ahmeti” në fshatin Smirë
Viti – Ka filluar sot asfaltimi i rrugës “Bajram Ahmeti” në fshatin Smirë, e cila kap një gjatësi prej 350 metrash.
Fillimin e punimeve rreth asfaltimit të kësaj rruge, i ka vizituar edhe kryetari i komunës Sokol Haliti me bashkëpunëtor, i cili ka uruar banorët e këtyre lagjeve për rrugën e re.
Njëherit ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të vazhdohet me asfaltim të rrugëve nëpër fshatra si në Budrikë, Skifteraj etj./rajonipress/




