Asfaltohen rrugë e rrugica, në qytet e fshatra të Gjilanit

Gjilan – Asfaltimi i rrugëve ka nisur në disa lagje të Gjilanit për të vazhduar edhe nëpër fshatra. Arbër Ismajli nënkryetar i komunës tha se infrastruktura dhe investimi në rrugët e qytetit dhe fshatrave mbetet prioritet yni. Gjilani po ndryshon dhe do të ndryshojë çdo ditë e më shumë tha Ismajli.
Asfaltimi i disa rrugëve dhe rrugicave në lagje e fshatar të Gjilanit sikur e ka ngjallur dinamikën e punimeve. Shumica e këtyre rrugëve ishin projektuar qysh vitin e kaluar, por koha e fushatës ndikoj që ato të barten për këtë vit.
Tashmë në lagjen e tetë janë asfaltuar shumica e rrugëve. “Bejta Comerc” e cila është fituese e tenderit është në përfundim të asfaltimit të rrugëve në njërën nga lagjet më të mëdha të qytetit. Madje kjo lagje ishte ankuar se qeverisja Haziri e ka lënë anash duke mos investuar në projektet kapitale.
Investime po bëhen edhe në fshatin Zhegër. Shemsedin Elezi që është shumë aktiv dhe është këshilltar komunal tha se ka filluar asfaltimi i rrugëve të tenderuara në vitin e kaluar për Zhegër. “Në afatin e parë të tenderimit në nivel komune do të shtrohen edhe shumë rrugë tjera bazuar në programin e kryetarit Lutfi Haziri e sipas prioriteteve të përcaktuara nga Këshilli i Zhegrës”.
Ndërkaq Arbër Ismajli nënkryetar i komunës tha se infrastruktura dhe investimi në rrugët e qytetit dhe fshatrave mbetet prioritet yni. “Gjilani po ndryshon dhe do të ndryshojë çdo ditë e më shumë sepse jemi përgatitur që investimet të ndodhin në çdo cep të qytetit dhe në fshatra njëkohësisht” tha Ismajli.
Ismajli tha se kërkesat e qytetarëve të janë të shumta, por ne do të mundohemi që të jemi në nivel të detyrës duke marrë përgjegjësi shtesë dhe duke qen përkrah nevojave urgjente që kanë qytetarët. “Në bashkëpunim dhe bashkëveprim me lagjet e mëdha dhe fshatrat e Gjilanit do të ndërtojmë një Gjilan krejt ndryshe, sepse qytetarët meritojnë jetë më të dinjitetshme dhe më prosperuese” tha Ismajli./rajonipress/