Hidromorava

Asfaltimi i rrugëve në Topanicë ngjall debat: qytetarët komentojnë investimet dhe kërkojnë ndërhyrje edhe në fshatra të tjera

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Postimi i kryetarit të Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, për asfaltimin e 18 rrugëve në fshatin Topanicë dhe investimin prej mbi 347 mijë eurosh, ka nxitur reagime të shumta nga qytetarët në rrjetet sociale.

Derisa një pjesë e komentuesve e kanë mirëpritur investimin dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore, të tjerë kanë shfrytëzuar postimin për të ngritur shqetësime lidhur me gjendjen e rrugëve në lokalitete të tjera të Komunës së Kamenicës.

Një nga komentuesit, Jeton Shabani, ka ngritur shqetësimin për rrugicat në Shipashnicën e Poshtme, duke pretenduar se ato janë përgatitur për asfaltim prej disa muajsh, por punimet ende nuk kanë përfunduar.

“Rrugicat në Shipashnicë të Poshtme janë bërë gati për asfaltim që 4 muaj, nuk janë shtruar ende. Edhe pak duhet me i përgatit për së dyti se do me ju prish baza”, ka shkruar Shabani.

Në të njëjtën linjë, Elion Leka ka reaguar duke bërë krahasim mes Shipashnicës dhe investimeve të komunës në zona të tjera.

“Shipashnica si mos me kon me Komunë të Kamenicës…”, ka shkruar ai.

United Hospital

Ndërkaq, komentuesi Ardian Orani është fokusuar më shumë te mënyra e komunikimit të kryetarëve me qytetarët, duke kritikuar publikimin e vazhdueshëm të projekteve komunale në rrjetet sociale.

“Kurrë se kom kuptu pse ju kryetarët i publikoni punët? P.sh. rrugët e asfaltuara, shkollat e renovuara, spitalet, ambulantat etj.! O zotëri, ju s’jeni biznesmenë bre me ba reklamë asfaltit, as mallterit. Ju jeni kryetar, ju ka zgjedh populli me udhëheq komunën, me i rregullu krejt çka ka nevojë, jo me u marrë me reklama”, ka shkruar Orani.

Ai ka shtuar se rezultatet e punës, sipas tij, duhet të jenë të dukshme për qytetarët pa pasur nevojë për promovim të vazhdueshëm.

Reagimet e qytetarëve tregojnë se investimet në infrastrukturë, përveçse vlerësohen si të nevojshme, mbeten edhe objekt debati sa i përket shpërndarjes së projekteve ndërmjet fshatrave, prioriteteve komunale dhe mënyrës së komunikimit të institucioneve me publikun.

Ndërsa Komuna e Kamenicës ka bërë të ditur se në Topanicë janë asfaltuar 18 rrugë dhe është ndërtuar edhe një segment trotuari, komentet në postimin e kryetarit Rahimaj tregojnë se qytetarët kërkojnë që investimet infrastrukturore të shtrihen edhe në lokalitete të tjera ku, sipas tyre, vazhdojnë të ekzistojnë probleme të pazgjidhura.

Reagimet e mësipërme janë qëndrime të qytetarëve të publikuara në hapësirën e komenteve dhe nuk përbëjnë domosdoshmërisht qëndrim të redaksisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.