Fundamenti

Asambleja e Vitisë miraton kornizën afatmesme buxhetore 2019 – 2021

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Vitisë, kanë mbajtur mbledhjen e pestë të radhës, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar disa pika me rëndësi. Ndër pikat e parapara për këtë seancë ishte edhe propozim vendimi për shpalljen”Qytetare Nderi“ të ish deputetes së Parlamentit evropian Doris Pack.

Një historik për kontributin e znj.Pack në mbështetje të shtetit të Kosovës, e ka paraqitur para kuvendarëve zv.kryetari i komunës Hasan Aliu, ndërkohë që grupet parlamentare të të gjitha subjekteve kanë mbështetur këtë propozim dhe unanimisht ka kaluar me votat e këshilltarëve.

Në këtë seancë u diskutua edhe për propozim vendimin për shqyrtimin dhe miratimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2019-2021, e cila ishte edhe ndër pikat që u diskutua më së shumti, ku pati vërejtje nga ana e këshilltarëve të opozitës.

Uji Dea

Me gjithë sugjerimet dhe vërejtjet që u dhanë nga kuvendarët, Korniza Afatmesme Buxhetore 2019-2021 u miratua me shumicë votash. Gjithashtu, u diskutua dhe u miratua propozim vendimi për transferin, (rialokimin) e mjeteve buxhetore në mes programeve-nën programeve buxhetore në kategorinë ekonomike të pagave e mëditjeve, propozim vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e njësisë – shtëpisë për Integrim në Bashkësi në Komunën e Vitisë, si dhe u dha një informatë, mbi punën e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për periudhën Janar-Qershor 2018.

Kurse me kërkesë të grupit të këshilltarëve të VV-së, ishte kërkuar që të hyjë në rend dite edhe një Informatë rreth kyçjes në Autostradën Prishtinë-Shkup, të qytetarëve të komunës së Vitisë në Gërlicë.

Edhe në këtë pikë pati debat që kryesisht kishte të bënte rreth takimeve të zhvilluara me autoritetet qendrore të Qeverisë rreth kësaj çështje./rajonipress/