UBT

Asambleja e Kamenicës aprovon raportet e drejtorive për vitin 2012

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Delegatët në mënyrë unanime miratuan edhe raportet e punës së drejtorive komunale për vitin 2012, si raportin drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, drejtorisë Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë, Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Drejtorisë së Inspektoratit dhe ajo Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillim Rural.

Pas diskutimeve të shumta në seancën e së premtes të kuvendit, me shumicë votash u miratua heqja e pikës së katërt nga rendi i ditës. Kjo pikë kishte të bënte me kërkesën e Fadil Halitit nga Gjilani, për lejimin e shfrytëzimit të patundshmërisë komunale për ndërtimin e urës. Nga shumica e delegatëve, por edhe kryesuesit dhe kryetarit, ishte që në këtë kërkesë të bashkëngjiten komplet dokumentacionet e paraparë për kërkesën nga ana e parashtruesit.

Delegatët ndërkaq në mënyrë unanime miratuan edhe raportet e punës së drejtorive komunale për vitin 2012, si raportin drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, drejtorisë Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë, Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Drejtorisë së Inspektoratit dhe ajo Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillim Rural.

ARKATANA

Po ashtu, edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve për blerjen e mamografit mobil sipas iniciativës së Grupit të Grave Deputete të Kosovës, u miratua në mënyrë unanime dhe u ndanë 2000 euro.

Gjatë kësaj seance, u miratuan edhe tri pika shtesë siç ishin shqyrtimi i propozim-rregullores për barazi gjinore, në komisionin komunal për siguri në bashkësi si anëtare është propozuar edhe drejtoresha e Arsimit Fahrije Kryeziu, pasi është paraparë edhe me ligj si dhe të caktohet një anëtarë nga komuniteti serb për zgjedhjen e këshillave lokale./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.