GRANDEMALL

Asambleja e fëmijëve në Gjilan zgjedh kryesinë e re, Kurteshi-Emini premton mbështetje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Për nder të 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, të mërkurën në Gjilan, është mbajtur Asambleja e Fëmijëve, ku është zgjedhur kryesia e re. Kështu, gjatë dy viteve të ardhshme, Asamblenë e Fëmijëve do ta udhëheq Olt Syliqi, ndërsa nënkryetarë do të jenë Andrim Hajdari e Kanina Mehmeti. Sekretare u zgjodh Redona Syla. Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe Shpresa Kurteshi-Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal, e cila i ka uruar fëmijët për ditën ndërkombëtare të tyre, ndërkohë që ka premtuar mbështetje e bashkëpunim me asamblenë e tyre.

“Do të jemi pranë jush në çdo çështje dhe çdo proces që është në interes të fëmijëve të komunës sonë”, ka thënë Kurteshi-Emini, duke nënvizuar faktin se Komuna e Gjilanit i ka filluar procedurat për miratim e rregullores për realizimin e të drejtave të fëmijëve. Kjo rregullore përcakton masat për realizimin e të drejtave të fëmijëve në sistemin e qeverisjes komunale dhe kontribuon në krijimin e një komune miqësore për fëmijë”, ka thënë ajo.

Kryetari i ri, Olt Syliqi, tha se kjo është sfida e parë serioze për të, por premtoi se do të angazhohet maksimalisht që këtë detyrë ta kryej me nder dhe të mos i zhgënjejë fëmijët.
Ndërkaq, kryetarja e deritashme, Festina Kurteshi, ka thënë për të ka qenë nder dhe privilegj që t`iu shërbejë fëmijëve të Gjilanit në mandatin e deritashëm.
Hanumshahe Rexhepaj, zyrtare për të Drejtat e Fëmijëve, tha se asambleja e fëmijëve përbëhet nga përfaqësues të shkollave fillore të komunës së Gjilanit dhe për herë të parë është themeluar në vitin 2014.

Mobi Casa

Shpresa Hajdari, drejtoreshë për Kulturë, Rini e Sport i ka njoftuar fëmijët me orarin e aktiviteteve që do të zhvillohen për nder të 1 qershorit.

Ky aktivitet është organizuar nga Njësia për të drejtat e njeriut, përkatësisht zyrtarja për Drejtat e Fëmijëve dhe Asambleja Komunale e Fëmijëve në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.