Uji Dea

As shiu nuk i ndal besimtarët gjilanas

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Besimtarët gjilanas dikush brenda e dikush në rrugë e kanë falur Kurban Bajramin duke u lutur për paqe e harmoni vëllazërore. Ndonëse binte shi kohë pas kohe kjo nuk ka qenë pengesë për besimtarët që të falen në rruge trotuare. Sylejman Osmani kryetar i Bashkësisë Islame ka uruar të gjithë besimtarët mysliman me urimin që në familjet e tyre të mbretërojë paça e respekti njerëzor.

Në Gjilan dhe në Anamoravë është falur Kurban Bajrami dita e sakrifikimit Eid al-Adha.

Manifestimi qendror për festën e Kurban – Bajramit është mbajtur në xhaminë e madhe në qendër të qytetit . Për shkak të numrit të madh të besimtareve disa prej tyre edhe janë falur në rrugën kryesore.

UBT

Shiu që binte kohë pas kohe nuk ka qenë pengesë që besimtarët të kryejnë ritet e tyre fetare. Kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan Sylejman Osmani me këtë rast i ka uruar të gjithë besimtarët duke shprehur dëshirën që mes tyre të mbretërojë paqja, harmonia dhe respekti njerëzor e vëllazëror. “Urojë që në këtë ditë të mbretëroj uniteti, urtësia dhe vendosmëria” tha Osmani.

Për nder të ditës së Kurban Bajramit kanë uruar të gjithë liderët Qemajl Mustafa, Lutfi Haziri, Rexhep Kadriu, Shaip Surdulli, Nexhmedin Arifi, Bajrush Ymeri, Lebinotë Demi e shumë personalitet tjera.

Në urimin e Labinotë Demit-Murtezi kandidate nga Partia e Drejtësisë thuhet se festat në fenë Islame, gjithmonë janë kulmim pas një adhurimi, sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit të Madhërishëm.” Festohet pas devotshmërisë dhe nënshtrimit të bërë nga besimtari, duke shpresuar pastrim dhe afrim tek Krijuesi i Gjithësisë. Andaj duke e ditur se festa e Kurban Bajramit është simbol i sakrificës dhe mirësisë, le të na shërbejë për fisnikërimin e shpirtit, rritjen e besimit në vlerat sublime tonat, si dhe në shprehjen e solidaritetit dhe humanizmit për njëri-tjetrin, në kultivimin e tolerancës dhe mirëkuptimit, si vlera universale te qytetërimit tone atëror. Kurban Bajrami na fton t’i pranojmë vlerat hyjnore dhe njerëzore për dashurinë dhe respektin ndaj njëri-tjetrit, veprat e mira dhe tolerancën, duke pasur shembull të parët tanë dhe duke ndjekur rrugën e tyre. Pikërisht llojet e tilla te festave janë stimul për të bërë vepra më të mira, njëherit edhe janë përkujtuese për unifikim në qëllimet tona të përbashkëta” ka thënë Murtezi./rajonipress/