GRANDEMALL

As qen as zagar

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Poezi nga Meti Rexhepi

katër këmbë
dy më shumë se ai që e sundon
por sundimtari ka dy duar që fytyrën i lajnë
të tijën fytyrë qenushi si ta lante me këmbë
krejtësisht i vetëm bredharak i dëshpëruar

ekologjia e kontejnerëve e kishte dëbuar
edhe kallnori me jorganin e bardhë të mallkuar
për një asht të njomë do t`i thahej ai gabzherr
në lukuni nuk përftoi as nga ndonjë qenushë

ujëvarë e jargëve i rrjedh syve të avulluar
hej qenush mos gjete gjë në atë gëmush
mos e paç mëshirën e dykëmbëshit zemër-ngushtë
mësynte atje ku nuhatja e shpinte

Eco Higjiena

i hirtë në bardhësinë e borës
qofsh e keqe e me fat lumturie
Zoti i dha krah asaj sorrëshkine
sorrëshkinat i sillën mbi krye

nuk ngjante as qen as zagar
të dytin e marrin t`ua nuhaste ndonjë vakt gjahtarësh
assesi këtë se nuk ishte prej grabitqarësh
luanëve ujqërve kushërinj të prejardhjes

si t`iu vete pas për tatuazhe brinjësh kokës e shpinës
le ta sundonte çfarëdo diktatori
mjafton t`i luante me takt sikurse dirigjentit kori
gjithnjë ecejakeve vijave të urisë lëpinte i gjori

nuk donte t`ia kishin frikën
dhe askujt të mos i jepte ikën
ndjesia e mëshira nuk e ngopën dhe ngordhi
Gjilan, shkurt 2021

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.