ARKATANA

As për vendin e tretë!

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka shprehur zhgënjimin e tij në lidhje me shortin e hedhur dje në Francë për eliminatoret e Kampionatit Evropian 2016.

“Jemi në një grup me 5 skuadra dhe kjo më dëshpëron. Për më tepër kemi skuadra shumë të forta dhe ju të gjithë e kuptoni këtë. E di se vendi i tretë shkon në ‘play-off’, por tani jam duke menduar se kë mund të lëmë pas. E kuptoni sa e vështirë është! Për fat të keq, jemi skuadra e pestë në vlerë në grup dhe realisht mendoj se kjo të dëshpëron disi”, ka theksuar De Biasi.

Italiani tutje ka thënë se shpresonte se do të shortohej në një grup me gjashtë skuadra. “Të kesh një skuadër si për shembull San Marinon është gjithnjë mirë. Mund të fitosh pak më lehtë dhe të krijosh siguri e eufori. Tani do ta kemi çdo ndeshje shumë të vështirë. A e premtoj vendin e tretë? Kush e bën, ma thoni?! Kush e premton dot!”, ka shtuar De Biasi.

ARKATANA

Përzgjedhësi i kuqezinjve e vlerëson maksimalisht edhe Armeninë, që mund të vlerësohet si kundërshtari më i ‘lehtë’ i grupit. “Ne e mundëm Armeninë në miqësoren e gushtit, por Henrikh Mkhitarian, lojtari i Borussia Dortmundit mungonte dhe ai është gjysma e skuadrës. Ata morën 13 pikë në grupin e tyre, ndërkohë që ne morëm 11. Ata fituan 4:0 në Danimarkë”, ka nënvizuar De Biasi, shkruan shekulli.

Italiani ka folur edhe për derbin e ‘nxehtë’ të Ballkanit kundër Serbisë. “Besoj se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ruajtjen e rendit publik. A do të ndikojë në fushë? Edhe për ata do të jetë e vështirë në Shqipëri, por sigurisht edhe për ne atje. A është miqësorja me Francën një ndeshje luksi? Le të themi që është një test i këndshëm dhe i rëndësishëm. Nuk po mendoj për Francën në këto momente. Po mendoj që do të luajmë 8 ndeshje dhe nuk kemi asgjë të sigurt”, është shprehur numri një i bankinës kuqezi.

Në fund ai ka folur edhe për atë se kë e sheh favoritë të grupit. “Portugalia besoj se ka diçka më të sigurt, ndërkohë që Danimarkën e shoh favorite për vendin e dytë. Më pas, të shpresojmë ne”, ka përfunduar De Biasi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.