Fundamenti

As Jahjaga, as Thaçi e as Krasniqi nuk e respektojnë Kosovën

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Bregdeti shqiptar dhe ai malazez nuk pretendohet të ketë arsye të vizitohet ndonjëherë zyrtarisht nga autoritetet shtetërore të Kosovës.

Por atje, shpesh ka ndodhur që të parkohen veturat zyrtare të shtetit.

Resurset që ndërton shteti nuk pretendohet që të shfrytëzohen nga partitë politike, por në të gjitha zgjedhjet e deritanishme, liderët e partive në pushtet kanë udhëtuar cep më cep të Kosovës, krejt me vetura zyrtare.

Uji Dea

Presidentja, kryeparlamentari, kryeministri edhe në udhëtimin më të shkurtër të mundshëm përcillen nga tre e më shumë vetura, shkruan Tribuna.

Njëjtë ndodh edhe në ministritë. Keqpërdorimi i veturës zyrtare është veç një element që tregon mungesën e kulturës së shtetit.

Njohës të aspekteve sociale thonë se këto keqpërdorime u japin një hije të keqe shtetit të Kosovës, përveç faktit që sipas tij me këto veprime po keqpërdoret shumë paraja publike.