Hidromorava

As gjysma e bizneseve nuk i paguajnë tatim shtetit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Prishtinë – Numri i bizneseve në Kosovë, pavarësisht indikatorëve jo shumë premtues të zhvillimit ekonomik, vazhdon të rritet. Deri në javën e fundit të këtij muaji numri i bizneseve të regjistruara ka shkuar në 121 mijë e 885. Por jo nga të gjithave bizneset e regjistruara ka dobi shteti.

As gjysma prej tyre nuk paguajnë tatime. Zyrtarët e Administratës Tatimore pranojnë këtë fakt, por thonë se janë duke bërë përpjekje që këtë informalitet të madh ta luftojnë.

Uji Dea

Numri i tatimpaguesve të cilët kanë deklaruar dhe kanë paguar obligimet e tyre tatimore në vitin 2012 në AKT është 49 mijë 892.

Edhe të hyrat nga mbledhja e taksave nga bizneset në Kosovë janë rritur. ATK-ja në këtë vit ka arritur të realizojë të hyra më të larta për 9 për qind, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. (koha)