Mobi Casa

As Behrami në Olimpiadë!

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Klubi italian AC Fioprentina për të cilin luan Valon Behrami, nuk do ta lejojë mesfushorin shqiptar të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Londrës. Këtë kumt aspak të këndshëm e ka marrë sot federata zvicerane e futbollit dhe ajo, nuk ka asnjë mundësi ta kundërshtojë, pasi që kjo ndalesë mbështetet në rregullat e FIFA-s.

Ato parashohin që në olimpiadën e vitit 2012 klubet janë të detyruara t`i “dorëzojnë” lojtarët e tyre të kërkuara nga kombëtaret, vetëm kur këta janë të lindur deri më 1 janar 1989!

Ndërkaq, Valon Behrami i ka mbushur tashmë 27 vjet.

Uji Dea

Behrami së bashku me Diego Benaglion dhe Tim Klosen do të ishte treshi që në skuadrën olimpike do të kalonte moshën 23 vjeçare.

Si zëvendësim për yllin shqiptar, seleksionuesi i Zvicrës Tami do të përcaktohet për Xavier Hochtrasser të FC Luzernit.

Ditë më parë është konfirmuar mospjesëmarrja në olimpiadë edhe e dy futbollistëve shqiptarë të Zvicrës: Shaqiri dhe Xhaka.