RCCOLA

Arton Musliu jep dorëheqje nga VV, Kurti si Thaçi në PDK

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Në një letër dërguar mediumeve, sekretari organizativ i Qendrës së VV-së në Viti, Arton Musliu ka njoftuar se jep dorëheqje të parevokueshme nga “Vetëvendosje”, duke akuzuar liderin e saj Albin Kurti për diktaturë të vendosur në këtë parti politike dhe duke e krahasuar atë me Hashim Thaçin. “Duke pas parasysh diktaturën e Albin Kurtit përbrenda Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Duke pas parasysh se diktatura përbrenda VETËVENDOSJE!-s prodhon jolegjitimitet dhe dhunim të demokracisë

Duke pas parasysh mungesën e demokracisë dhe transparencës në Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Duke pas parasysh emërimin e anëtarëve të FER-it nëpër pozita drejtuese pa respektuar dispozitat bazë të funksionimit të subjektit

Duke pas parasysh relativizimin e konceptit të VETËVENDOSJE!-s

Duke pas parasysh se në zgjedhjet e brendshme të vitit të kaluar nuk ka pas zgjedhje të mirëfillta dhe demokratike, por emërime dhe diktat nga lart.

Duke pas parasysh përçmimin dhe margjinalizimin që Albin Kurti, bashkë me ekzekutuesin e tij servil, Dardan Molliqaj, i bëjnë aktivistëve të devotshëm të Lëvizjes gjithkah nëpër Kosovë

Duke pas parasysh përçmimin që pseudofigurat e FER-it, me mbështetjen e Albin Kurtit, i bëjnë aktivistëve të devotshëm dhe të palodhshëm, duke i quajtur edhe si njerëz që vetëm dinë të gjuajnë dhe rrotullojnë

Duke pas parasysh se në asnjë Qendër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk ka pasur zgjedhje të brendshme, por emërime në baza klanore e shoqërore nga Albin Kurti e Dardan Molliqaj

Duke pas parasysh që në asnjë Qendër nuk ka pasur dy kundër kandidatë për pozitën e Kryetarit të Qendrës

Duke pas parasysh luftën speciale dhe tejet të ulët të Salih Salihut kundër meje dhe heshtjen e udhëheqjes qendrore

Duke pas parasysh mosgatishmërinë dhe frikën e Salih Salihut për shpërfaqjen e veprimeve kundërligjore të Komunës së Vitisë

Eco Higjiena

Duke pas parasysh se ky njeri nuk ka bërë asgjë, që nga emërimi tij në pozitën e kryetarit të Qendrës, sepse më shumë kalon kohë me familjen e tij në Austri

Duke qenë se Salih Salihu nuk ka sens për politikë

Duke pas parasysh se Salih Salihu në zgjedhjet e fundit parlamentare nuk pati shprehë dëshirë dhe vullnet për tu bashkuar me Lëvizjen VETËVENDOSJE! duke dalë si kandidat për deputet nga radhët e FER-it, me ç’rast i mori afërsisht 400 vota, në fshatin e tij 23 sosh

Duke pas parasysh se ky njeri ka ambicie ekskluzivisht personale dhe nuk mbron konceptin e VETËVENDOSJE!- s, gjë që pranohet nga të gjithë aktivistët

Duke pas parasysh se ky njeri ka shpreh gatishmërinë që në zgjedhjet e ardhshme t’i blejë votat

Duke pas parasysh se ky njeri është anti UÇK dhe nuk ka dhënë kurrfarë kontributi në kauzën kombëtare

Duke pas parasysh përpjekjen e vazhdueshme dhe averzive të Salih Salihut për diskreditimin e personalitetit tim dhe mënyrën e tij të poshtër për përvetësimin e aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s duke iu dhënë edhe të holla

Duke pas parasysh se në Lëvizjen VETËVENDOSJE! nuk ka përpjekje të përbashkët por interesa personale dhe joprofesionalizëm

Duke pas parasysh se në aspektin e funksionimit të subjektit politik Albin Kurti nuk dallon aspak nga Hashim Thaçi

Duke qenë se një aktivist i VETËVENDOSJE!-s mund të kontribuojë me tërë potencialin e tij fizik, intelektual e ekonomik për përmirësimin e gjendjes së shoqërisë për një periudhë 7 vjeçare dhe në fund të margjinalizohet nga ky subjekt

Duke i falënderuar të gjithë votuesit në zgjedhjet e fundit parlamentare

Unë jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat në Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, shkruan Arton Musliu.