Arton Jashari në prova te Ajntraht Frankfurt

Futbollisti kosovar që luan në Suedi, Arton Jashari, prej te hënës gjendet në prova me ekipin e Ajntraht Frankfurt që garon në Bundesliga.
Jashari ka qenë pjese e grumbullimit të Shpresave që u mbajt në dhjetor 2012 dhe nuk është ftuar asnjëherë në ndonjë ekip te U 19 apo U 21 te Shqipërisë.
Menaxheri i tij shprehet: “Parimore për ne është që të nënshkruajmë me Ajntrahtin ose një ekip të Bundesliga 2, që do ta ketë Artonin në radhët e veta. Do ishte mirë nëse do luante për Shqipërinë. Por, me sa duket ata nuk e kanë pëlqyer. Artoni ka pasur ofertë nga U 17 e Suedisë dhe nuk ka luajtur se ishte i lënduar. Nëse na ftojnë edhe njëherë nuk do iu themi jo. Por, kryesorja është qe të marrim një kontratë dhe do shohim pastaj si do rrjedhin gjerat”. (Sami Baçaj/ORAinfo)