RCCOLA

Artistët kosovar në Bullgari

/ 2 minuta lexim

Gjilan- Tre artistë kosovar, Jeton Rexhepi , Roland Masurica dhe Arian Rexhepi (World Art Games Kosova), përfaqësuan Kosovën në kolonin artistike ‘’Horizont art”, në qytetin Kardzhali të Bullgarisë me ftesë të Radosta Nikolaeva World Art Games Bulgaria , e që organizohej nën patronatin e kryeministrit bullgar.

Artistet kosovar qëndruan shtatë ditë nga data 26 gusht deri më 2 shtator 2012, ku edhe ekspozuan veprat e tyre në Krug Art Gallery të Kradzhalit. Për ta bërë edhe më madhështor këtë koloni nga Sofja artistet i ka vizituar Shpend Kallaba ambasador i Republikës së Kosovës në Bulgari.

Ambasadori Shpend Kallaba përgëzoi pjesëmarrësit e kolonisë artistike, në mesin e të cilëve edhe tre krijues artistik nga Republika e Kosovës, për punën e tyre dhe krijimtarinë e treguar gjatë seminarit. Ambasadori Kallaba shfrytëzoi mundësinë që kolonisë artistike t’i dhuroj libra monografik për Kosovën si dhe publikime tjera, si dhe të mbajë një prezantim rreth aktiviteteve të Ambasadës në Sofje.

Hidromorava

Nga koordinatorët e projektit ndërkombëtar në koloninë artistike u kërkua që të shqyrtojnë mundësinë për inkuadrimin e artistëve të rinj nga Kosova edhe në vitet në vijim, si dhe të implementojnë projekte të përbashkëta me institucionet relevante në Kosovë për shkëmbimin e artistëve të rinj.

Përfaqësuesit e komitetit nacional “World Art Games Kosova” të pranishëm në këtë seminar u inkurajuan që të mbajnë kontakte me Ambasadën e Kosovës në Sofje, si dhe të zhvillojnë projekte të përbashkëta artistike/kulturore.

Kurse zonja Nikolaeva ja dhuroj disa katalogë nga rezidenca tashme e shndërruar në muze art horizont /rajonipress/