FITORJA

Artistët e ‘kolonizojnë’ Velipojën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Skulptori Skënder Kraja nga Shkodra, themelues i Kolonisë së Velipojës, para 6 viteve ka ndërtuar një çati verore ku gjatë tërë verës gjejnë strehë artistë të ndryshëm nga të gjitha viset shqiptare dhe kësaj here iu bashkëngjiten edhe artistë nga Gjermania.

Kolonia e Velipojës, në një farë mënyre, i paraprin integrimit dhe bashkëpunimit kulturor mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar.

Kolonia e Velipojës e filloi sezonin artistik me datën 3 deri me 7 korrik me artistët pjesëmarrës nga Kosova, Maqedonia, Gjermania dhe Shqipëria.

Pjesëmarrës në koloni ishin Alma Idrizi dhe Nebushe Ajeti nga Shkupi, Dali Aliu dhe Armend Ademi nga Kumanova, Katrin Reis nga Hamburgu i Gjermanisë, Skënder Kraja nga Shkodra, Driton Kastrati nga Drenasi dhe Refki Gollopeni nga Theranda.

Uji Dea

“Në Koloninë Artistike ‘Velipoja 2012’ u krijuan vepra artistike me vlera shumë cilësore në pikturë, përveç kësaj artistët krijuan një atmosferë shumë miqësorë në ambientin familjar të familjes Kraja”, shprehet Zana Kraja, e zonja e shtëpisë me admirimin e saj për grupin. Kolonia artistike e Velipojës ka për qëllim promovimin e turizmit dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të kësaj treve.

Katrin Reis nga Hamburgu i Gjermanisë flet me admirim për mikpritjen dhe vlerat kulturore të familjes Kraja dhe traditës kulturore shkodrane. Ajo thotë edhe pse nuk e kuptoi gjuhën shqipe e përjetoi me shpirt muzikën e përpunuar shqipe siç janë serenatat korçare dhe muzika shkodrane.

Koloninë e Velipojës e karakterizon vrulli krijues me emocione shpërthyese, debati për artin dhe kulturën dhe ngrohtësia familjare e mikpritjes së familjes Kraja që e bën të veçantë nga kolonitë tjera.

Me punimet e krijuara gjatë kësaj vere do të organizohet ekspozita në qytetin e Shkodrës dhe në disa qytete të Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.