Uji Dea

Arti shqiptar në zi, vdes në moshën 93 vjeçare artistja e madhe Margarita Xhepa

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Është ndarë nga jeta në moshën 92- vjeçare, ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa.

Aktorja ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen.

Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1934, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj.

Margarita Xhepa, ishte një nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar që ka skalitur memorien e publikut shqiptar me role brilante që prej fillimit të saj, në vitet ’60-të dhe deri më tani. Në maj të vitit 2004, u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar për të shkëlqyer në dramën “Streha e të harruarve”, një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjecare.

Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, dega e Dramës.

Fundamenti

Ka krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve mund të përmendim: Majlindën tek filmi “Majlinda” (Xh. Broja), Dafina tek Lumi i vdekur (dramatizim nga K. Velça i romanit me të njëjtin titull të Jakov Xoxës), Filja tek Cuca e maleve (Loni Papa), Zonja Mëmë tek Kush e solli Doruntinën (dramatizim nga Edmond Budina e Pirro Mani i romanit me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë), Nëna tek Përballë vetes (Ruzhdi Pulaha) etj.

Ka qënë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek Hamleti, vajza e dytë tek Mbreti Lir, dado tek Romeo e Xhulieta, Mbretëresha Margaret tek Rikardi III, të Shekspirit.

Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek Dhelpra dhe rrushtë (Figereido), Lena tek Xhaxha Vanja (Çehov), Ledi Milford tek Luiza Miler (Shiler), Zonja Berling tek Vizita e inspektorit (Pristli), Zonja Lomen tek Vdekja e një komisioneri (A. Miller), Ana Andrejevna tek Revizori (Gogol), Marsela tek Qeni i kopshtarit (De Vega), Mashenka tek Mashenka (Afigenov), Shejla tek Morali i zonjës Dulska (Zapolska), apo Dado tek Elektra e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë në Athinë.

Veç roleve në teatër, ka realizuar edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë. Me K. Dhamon xhiron Vitet e para dhe Gjurmët, me I. Muçajn e K. Mitron Dimri i fundit, Tokë e përgjakur, Një djalë edhe një vajzë dhe Apasionata, me Viktor Gjikën, Gjeneral gramafoni, me E. Musliun,Rrethi i kujtesës dhe Vitet e pritjes (E. Musliu), me Kujtim Çashkun, Dora e ngrohtë, me Dhimitër Anagnostin, Gurët e shtëpisë sime, me P. Milkanin, Pranvera s’erdhi vetëm, me S. Kumbaron, Koncert në vitin 1936, me Gj. Xhuvanian E diela e fundit dhe I dashur armik.

Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek “Mirupafshim” (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.

  1. Bolero në vilën e pleqve – (2021) Firdus
  2. Në kërkim të kujt (2011), serial
  3. Tingulli i heshtjes (2010) telenovela
  4. Kronikë provinciale (2009)
  5. Ne dhe Lenini (2008) – Beti
  6. I dashur armik (2004) – Nëna e Harunit
  7. Mirupafshim (1997)
  8. E diela e fundit (1993)
  9. Një djalë edhe një vajzë (1990) – Mësuese Kristina
  10. Vitet e pritjes (1990) – Nëna e Helenës
  11. Kush e solli Doruntinën (1989) Nëna e Kostandinit dhe Doruntinës
  12. Pesha e kohës (1988) – Gruaja e Kryetarit
  13. Pranvera s’erdhi vetëm (1988) Nëna e Irenës
  14. Misioni përtej detit (1988) – Kristulla
  15. Rrethi i kujtesës (1987) – Tefta
  16. Fillim i vështirë (1986) Shoqja e Zanës
  17. Gabimi (1986) – Mësuesja
  18. Gurët e shtëpisë sime (1985) – Gruaja e Fane Mërtirit
  19. Militanti (1984) – Nëna e Visar Shundos
  20. Apasionata (1983) – Nëna e Arturit
  21. Dora e ngrohtë (1983) – Nëna e Besimit
  22. Shokët (1982) – Nëna e Gencit
  23. Dita e parë e emërimit (1981) – Drita
  24. Me hapin e shokëve (1979) (TV) – Mamaja e Gonit
  25. Dollia e dasmës sime (1978) – Nëna e Belës
  26. Gjeneral gramafoni (1978) – Zonja e Prefektit
  27. Koncert në vitin 1936 (1978) – Eleni Jankollari
  28. Dimri i fundit (1976) – Shano
  29. Pylli i lirisë (1976) – Nënë Katja
  30. Tokë e përgjakur (1976) – Sandra
  31. Gjurma (1970) – Violeta
  32. Vitet e para (1966) – Zyraka
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.