Mobi Casa

Artana zgjedh shumicën e Këshillave Lokale

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Janë zgjedhur këshillat lokale dhe liderët e fshatrave Bostan , Terniqevc, Jasenovik dhe Kllobukar.

Në këtë takim morën pjesë Komisioni i përzgjedhur nga kuvendi komunal, përfaqësues nga Projekti Zvicër-Kosovë për qeverisje dhe decentralizim LOGOS si dhe qytetarë të interesuar.

Shefkije Mehmeti falënderoi pjesëmarrësit dhe uroj që ky këshill dhe lideri i cili do të zgjidhet nga pjesëmarrësit të jen përfaqësuesit më të mirë të mundshëm që të përfaqësojnë interesat e fshatit sa ma mirë.

Takimi ka vazhduar me propozimin e kandidatëve për anëtarë të këshillit të cilët ishin Danijell Gjorgjeviq, Dalibor Ivanoviq, Besim Jashari , Dragan Markoviq, Bojan Paviq, Millica Pavic, dhe Hazir Jashari.

Pas votimit kandidati më i votuar për lider të fshatit Bostan ishte Besim Jashari i cili me këtë rast falënderoi bashkë fshatarët për besimin dhe përkrahjen e tyre dhe premtoj që bashkërisht me këshillin do të jenë ata që do të përfaqësojnë interesat dhe nevojat e fshatit pranë institucioneve përgjegjëse si dhe pranë donatorëve të mundshëm, dhe premtoj se do të punoj në interes të fshatit pa dallim komuniteti apo feje.

Fidanishtja

Në fshatin Tërniqevc kandidat për anëtarë të këshillit u zgjodhën Bojan Jovanoviq ,Sasha Ivanoviq Milosh Ivanoviq , Svetisllav Ivanoviq ,dhe Dragan Stojanoviq.

Pas votimit kandidati më i votuar për lider të fshatit Tërniqevc u zgjodh Svetisllav Ivanoviq i cili falënderoi bashkë fshatarët për besimin dhe përkrahjen e tyre dhe premtoj që bashkërisht me këshillin do të jenë ata që do të përfaqësojnë interesat dhe nevojat e fshatit.

Ndërsa në fshatrat Jasenovik dhe Kllobukar për anëtarë të këshillit u zgjodhën Sunqica Milosheviq Sërgjan Filliq, Qedomir Stojanoviq ,Jugosllav Mitiq ,Sasha Vasiq, Radovan Periq , dhe Goran Steviq .

Pas votimit kandidati më i votuar për lider të fshatrave Jasenovik dhe Kllobukar u zgjodh Jugosllav Mitiq./rajonipress/