UBT

Artana transparente në harxhimin e buxhetit komunal

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Drejtoria për Buxhet dhe Financa e Komunës së Novobërdës mbështetur nga projekti LOGOS, organizoi debatin me qytetar, me temën “Prezantimi i ekzekutimit të buxhetit për vitin 2012”.

Me qëllim të ngritjes së transparencës dhe shpenzimit të parasë publike si dhe ngritjes së nivelit të pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes, në përmbyllje të vitit fiskal 2012, Drejtoria për Buxhet dhe Financa e Komunës së Novobërdës, mbështetur nga projekti LOGOS, diskutoj hapur me qytetarë rreth ekzekutimit të buxhetit gjatë vitit 2012.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri, përfaqësues të institucioneve komunale, të projektit LOGOS, partive politike, përfaqësues të Policisë së Kosovës, KFOR-it, OSBE-së këshillave të fshatrave, bizneset, profesor, arsimtarë, përfaqësues të bashkësive fetare, shoqatave dhe organizatave jo qeveritare etj.

Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri pasiqë përshëndeti të pranishmit dhe projektin LOGOS për ndihmat e pakursyera që po i jep Komunës së Novobërdës, ka thënë se debati ka për qëllim ngritjen e transparencës të shpenzimit të buxhetit komunal si dhe ngritjen e nivelit të pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes.
“Hapat të cilët janë të rëndësishëm për t`i ndjekur për të hartuar buxhetin komunal gjatë çdo viti fiskal ne jemi të obliguar t`i ndjekim dhe pjesëmarrja e juaj ka një rëndësi të veçantë që të debatohet mbi bazë të interesave të qytetarëve tanë” u shpreh Ymeri.

Përfaqësuesja nga Projekti LOGOS zonja, Erëmira Salihu theksoi se jam e kënaqur me pjesëmarrjen e qytetarëve sot në këtë debat e sidomos me pjesëmarrjen e gjinisë femërore, ku femra me pjesëmarrjen e saj ka një rëndësi të veçantë. Projekti LOGOS punon po ashtu edhe me ngritjen dhe pjesëmarrjen e femrës në gjitha fushat në komuna, buxheti krijohet nga taksat që ju i paguani qytetarë të nderuar dhe sot jeni këtu për të parë se ku kanë shkuar mjetet që ju keni paguar në formë të taksave të ndryshme.

Ajo tha se procesi i ndihmave zvicerane do të vazhdoj edhe për një fazë katër vjeçare ku qeveria zvicerane do t`i ndihmoj komunat e Kosovës në projekte të ndryshme u shpreh Salihu.

FIDANISHTJA

Ndërsa, Drejtori i Buxhetit dhe Financave Gani Mustafa, theksoi se nga ky vend ka filluar draftimi i buxhetit dhe në këtë vend po bëjmë prezantimin e shpenzimit të buxhetit komunal për vitin 2012.

Ai falënderoi Projektin LOGOS dhe DEMI-in që në mënyrë permanente kanë ndihmuar komunën në draftimin dhe përgatitjen e buxhetit si në aspektin e logjistikës po ashtu dhe atë financiare. “Falë këtyre dy ndihmave ne kemi organizuar dëgjime me qytetarë në lokacione të ndryshme me qëllim që të dihet mënyra dhe shpenzimi i parasë publike. Ministria e Financave ka kornizat e veta ligjore që ato janë primare dhe sekondare” tha Mustafa.
Zyrtari Financiar Driton Mustafa bëri prezantimin e shpenzimit të buxhetit komunal për vitin 2012, ku qytetarët e pranishëm patën rastin që të bëjnë pyetje dhe të marrin përgjigje nga Kryetari i komunës dhe paneli.

Të pranishmit në kuadër të agjendës së takimit patën rastin ta ndjekin një Film dokumentar i përgatitur nga projekti LOGOS me temën “Transparenca në buxhetit komunal – Praktikat në komunat Hani i Elezit dhe Kllokot”

Prioritetet e dalura nga dy grupe punuese të cilat përbëheshin nga qytetarët ishin regjistrimi i të gjitha bizneseve, fushatë për vetëdijesimin për regjistrimin e bizneseve, fushata për vetëdijesimin për pagesën e tatimit në pronë, fuqizimi i inspektoriateve, Ndërtimtari, Treg, Sanitari, Ambient, të hyrat nga reklamat në vende të caktuara, pagesa e termineve në objektet kulturore, caktimi i një date për krijimin e një festivali tradicional ndërkombëtar.

Projektet në investime kapitale kanë qenë në bazë të kërkesave të qytetarëve derisa realizimi i projekteve ka qenë i cilësisë së mesme, projektet për sektorin e arsimit nuk kanë qenë të mjaftueshme, projektet në sektorin e kulturës nuk kanë qenë të mjaftueshme për rinin e komunës, dhe është kërkuar që të bëhet rregullimi i ujësjellësit dhe kanalizimit në fshatin Kosaqë si dhe të ketë subvencione nga bujqësia etj./rajonipress/

Mund të ju interesoj: