Fundamenti

Artana shënon “Ditët e Diasporës”

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri ka bërë hapjen solemne të këtij manifestimi ku ka falënderuar angazhimin e bashkatdhetarëve të kësaj ane për kontributin që po e japin në çdo kohë për mirëqenien e popullatës së komunës së Novobërdës.

Në Novobërdën antike u mbajt Manifestimi tradicional “Ditët e Diasporës ”, ku mori pjesë edhe ministri i Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli.

Kryetari i Komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri ka bërë hapjen solemne të këtij manifestimi ku ka falënderuar angazhimin e bashkatdhetarëve të kësaj ane për kontributin që po e japin në çdo kohë për mirëqenien e popullatës së komunës së Novobërdës.

Ai ka ftuar investitorë të mundshëm nga diaspora për të diskutuar për mundësitë dhe kushtet që ofron Kosova për investime e sidomos komuna e Novobërdës.

Ymeri u shpreh optimist se interesimi i diasporës do të rritet gradualisht, sepse tani janë krijuar mundësi më të mira komunikimi me bashkatdhetarët nga diaspora. Në fund Ymeri, tha se me takime të tilla synohet bashkimi i potencialeve intelektuale dhe profesionale, me qëllim të kontribuimit në rritjen ekonomike të vendit.

Ai ftoi mërgimtarët që të gjejnë interesa të përbashkëta, në mënyrë që lidhjet emocionale të shfrytëzohen për investime në sferën e afarizmit. Ai po ashtu tha se Komuna e Novobërdës po bën përpjekje të krijojë kushte të favorshme për investime në të gjitha sferat.

UBT

Po ashtu bashkë me strukturat udhëheqëse të Komunës së Novobërdës, ministri Ibrahim Makolli ka vizituar Kalanë e Artanës me pjesëtarë të diasporës.Me këtë rast, ministri Ibrahim Makolli, ka thënë se diaspora është resurs kombëtar, e cila ka vepruar gjithmonë në interes së vendit.

“Askush nuk mund ta paramendoj se si do të ishte sot Kosova, po të mos ishte diaspora jonë. Ministria e Diasporës dhe gjithë institucionet tjera shtetërore do t`iu ofrojnë të gjitha informacionet dhe ndihmën e nevojshme mërgimtarëve që janë të interesuar që mjetet e tyre t’i investojnë në atdhe. Kosova ka shënuar progres në krijimin e infrastrukturës ligjore sa i përket investimeve, ndërkohë që po kompletohet gradualisht edhe infrastruktura fizike”, tha ministri Makolli, duke shtuar se Qeveria e Kosovës ka përgatitur edhe një pako lehtësirash për investimet e mërgimtarëve.

Dita e manifestimit “Ditët e Diasporës në Kosovë -2012” në Novobërdë, u përmbyll me një paraqitje të grupeve folklorike, ku ishin të pranishëm dhe një grup valltarësh Arbëresh nga Italia,Fatmir Makolli, grupi i burrave të Medvexhës në krye me Rexhep Abazin, atdhetar i devotshëm i kësaj ane si dhe folkloristë tjerë të kësaj ane.

Për drekën e pasur për pjesëmarrës, u kujdesen gratë dhe të rejat e komunës së Novobërdës, të cilat po bëjnë çmos që ta sensibilizojnë turizmin rural të kësaj ane.

Për mikpritjen shembullor të Novobërdasve, u falënderuan edhe mysafire tjerë nga komunat përreth./rajonipress/