Artana shënon ditën e çlirimit

Gjilan – Manifestimi është shënuar me aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive,nga klubet sportive dhe shoqëritë e ndryshme kulturore në Komunën e Novobërdës.
Ky manifestim është mbajtur në Shtëpinë e Kulturës dhe Sportit në Llabjan, ku morën pjesë qytetarë nga komuna e më gjerë.Manifestimi ka filluar me aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive,nga klubet sportive dhe shoqëritë e ndryshme kulturore në Komunën e Novobërdës.
Po ashtu për nderë të kësaj dite është bërë dhe promovimi i librit “Gërshetat me vargje” nga nxënësja e shkollës fillore “Asdreni” në Llabjan, Blerta Ahmeti.
Kryetari i Komunës së Novobërdës Bajrush Ymeri theksoi se jemi mbledhur sot këtu së bashku,për të kremtuar ditën e komunës sonë,24 qershorin,ditë që shënoi përgjithmonë kthesën e madhe historike.
“Kjo datë do të mbetët përherë si kujtim i shenjtë,si një moment kur pas shumë vuajtjesh e sakrificash të dijetarëve tanë të mëdhenj,pas lutës së lavdishme të UÇK-së dhe përkrahjes së miqve tanë ndërkombëtar vendi ynë realizoi ëndrrën e tij shekullore.
Synimi ynë për liri dhe demokraci ka qenë dhe mbetet një ideal njerëzor,i drejtë dhe i pranueshëm nga qytetërimi modern,është dhe mbetet i tillë sepse ne si popull nuk kërkuam më shumë se secili popull tjetër i këtij planeti liri dhe vend demokratik”u shpreh kryetari Ymeri.
Programi kulturor ka vazhduar me paraqitjen e pikave të përgatitura nga SHKA “Artana“ dhe shoqëritë e tjera nga Komuna e Novobërdës./rajonipress/