Hidromorava

Artana rritë të hyrat vetanake

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në këtë mbledhje u aprovuan të gjitha pikat e rendit të ditës dhe u morën vendime për Rregulloren për tatimin mbi pronën e Paluajtshme.

Këshilltarët komunal në mbledhjen e së premtes kanë aprovuar vendimin për tatimin në pronë me disa ndryshime që të behën për zonën e parë dhe të dytë, si dhe vendimin për rritjen e të hyrave vetanake nga 66.400 € në 146.782 € .

Këshilltarët komunal gjithashtu kanë marrë vendim për destinimin e mjeteve nga të hyrat vetanake, dhe vendimin për Themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).

Uji Dea

Artana gjithashtu ka marrë vendim për Aprovimin e Strategjisë për zhvillimin Kulturor të Komunës së Novobërdës 2012-2016.

Në këtë mbledhje mori pjesë edhe Florent Mehmeti themelues dhe drejtues i Teatrit Oda në Prishtinë, ku falënderoi Kryetarin e Komunës Bajrush Ymerin, Kuvendin Komunal, Drejtorin e Arsimit dhe Kulturës si dhe gjithë bashkëpunëtorët e tjerë. “Komuna e juaj Novobërda ka qenë përzgjedhja e parë e menjëhershme që kemi bërë për të punuar këtë plan strategjik, nga vet fakti i potencialit shumë të madh që ka në aspektin kulturor të trashëgimisë dhe natyrës meqë kultura është promotor i shumë gjërave me vlerë që ka kjo komunë”u shpreh Mehmeti.

Ndërsa Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri sinqerisht i falënderoi të gjithë ata që janë përfshirë në procesin e krijimit të kësaj strategjie për zhvillim kulturor./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.