UBT

Artana rritë bashkëpunimin me organet e sigurisë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në një takim që ka pasur Bajrush Ymeri me organet e sigurisë e ka vlerësuar të qetë dhe stabile gjendjen në Artanë dhe ka thënë se komunikimi efikas e ngritë edhe më shumë sigurinë lokale.

Bajrush Ymeri ka takuar të gjithë përfaqësuesit e organeve të sigurisë duke filluar nga ata të policisë , përfaqësues të MPB, OSBE-së dhe Këshillat Komunale.

Ymeri ka diskutuar për situatën e sigurisë me Rifat Marmullakun, oficer i lartë vendor, Galaktion Chavlleishvilli zyrtar i lartë i Policisë në Bashkësi, Çlirim Hajdini nga Departamentit për Siguri në Bashkësi, Imer Thaçi shef i sektorit për Siguri në Bashkësi nga Ministria e Punëve të Brendshme, Gazmend Preteni përfaqësues nga OSBE-ja , anëtarë të Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi, si dhe Komiteti Lokal për Siguri Publike.

Qëllimi i këtij takimi ishte rritja e bashkëpunimit në mes të KKSB-ve, KLSP -së dhe policisë së Kosovës.

Rifat Marmullaku Oficer i lartë vendor theksoi se ky takim jo vetëm që ka për qëllim të krijojë komunikim më efikas në mes të KKSB-ve dhe Komiteteve Lokale për Siguri Publike (KLSP-ve) me përkrahjen e policisë, por se ky takim në të vërtetë synon që të hapë diskutim për problemet e komunikimit KKSB-ve, KLSP-ve dhe policisë së Kosovës.

FIDANISHTJA

Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri tha se gjendja e sigurisë në komunën e Novobërdës, është e qetë dhe stabile. “Ne shprehim gatishmërinë që të kemi më tepër këshilla lokale për siguri publike në komunën tonë , në mënyrë që t`i koordinojmë qëllimet tona dhe secili të merr qëndrimin e vet në mënyrë që ta kemi një situatë më të mirë në kuadër të komunës”.

Edhe, Çlirim Hajdini nga Departamenti për Siguri në Bashkësi theksoi se sa i përket bazës ligjore për këto forume të sigurisë është e kompletuar kjo bazë, kurse Policia e Kosovës do t`i përkrah këta këshilla në çdo aspekt.

Imer Thaçi, nga Ministria e Punëve të Brendshme tha se Komuna është e obliguar që të bëjë një plan të punës për një vit dhe ai plan duhet të dërgohet në ministri.

Ramadan Abdyli përfaqësues nga Komiteti Lokal për Siguri Publike theksoi se ne kemi bashkëpunim shumë të mirë me Kryetarin e Komunës, me Policin e Kosovës në Novobërdë dhe si këshill mbajmë takime të ndryshme dhe diskutojmë tema të cilat janë në interes të qytetarëve të kësaj komune./rajonipress/

Mund të ju interesoj: