Eko Higjiena

Artana pranon hartat elektronike dhe të shtypura të parcelave komunale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drejtori i Urbanizmit, Kadastër dhe Mjedisit Skender Avdyli ka pritur në një takim Nderim Kamberin, ekspert për Zhvillim Ekonomik pranë USAID DEMI si dhe Hebib Alili ekspert i jashtëm.

Qëllimi i këtij takimi ishte pranim dorëzimi i hartave elektronike dhe të shtypura të parcelave komunale.

Eksperti për Zhvillim Ekonomik pranë projektit DEMI , Nderim Kamberi theksoi se Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektive e USAID-it (DEMI) ka punuar me komunën e Novobërdës përmes një procesi gjithëpërfshirës të menaxhimit të aseteve.

RCCOLA

Pjesa e parë e procesit ishte fokusuar në identifikimin dhe inventarizimin e parcelave komunale në një databazë të tokës, dhe së dyti, parcelat komunale janë paraqitur në hartë elektronike dhe të shtypura për të shërbyer si instrumente në vendimmarrjen strategjike për dhënien e tokës dhe pronës komunale. Hapi i tretë ka të bëjë me dhënien përmes ankandit të tokës dhe pronës për ngritjen e të hyrave vetanake dhe zhvillim ekonomik u shpreh Kamberi.

Ndërsa Drejtori i Urbanizmit, Kadastër dhe Mjedisit , Skender Avdyli shprehët falënderues për Programin DEMI për ndihmën që ju është ofruar nga ana e tyre si nga asistenca teknike ashtu dhe fizike, dhe thotë se neve si Komunë dhe Drejtori na ndihmoni shumë me këto harta dhe gjitha aktivitetet gjatë tërë procesit janë realizuar së bashku me zyrën kadastrale komunale dhe bashkëpunëtorët e DEMI-t theksoi Avdyli./rajonipress/