RCCOLA

Artana përuron tri projekte të rëndësishme për qytetarët

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Artana të enjten ka përuruar tri projekte të rëndësishme, atë të kabinave të stacionit të autobusëve, trotuarit në Llabjan që përçon rrugën deri në Koznicë dhe parkut të komunës.

Kryetari i komunës Bajrush Ymeri tha se jam shumë i lumtur që po kemi mundësinë të bëjmë përurimin e këtyre projekteve jashtëzakonisht të rëndësishme për qytetarët tanë të cilët janë bashkëfinancuar nga Projekti LOGOS, së bashku me komunën.

Ymeri tha se unë në emër të qytetarëve të mijë ju jam shumë mirënjohës Projektit LOGOS, Qeveris Zvicerane për ndihmën e tyre që na ka dhënë sepse ne përmes kësaj ndihme kem realizuar projekte shumë të rëndësishme.

“Sot ne po bëjmë përurimin e kabinave për pritjen e autobusëve të cilat janë ndërtuar në terë territorin e komunës dhe që qytetarët tanë në kushte të vështira klimatike do të kenë mundësi të presin autobusin në vendet e caktuara. Ne po ashtu sot po bëjmë përurimin edhe të dy projekteve të tjera që është trotuari nga fshati Llabjan deri në fshatin Koznicë projekt ky i cili është njëri ndër projektet mjaft të rëndësishme, ku afër kësaj rruge kalojnë për çdo dit nxënës dhe qytetarë dhe ky trotuar ju ka munguar atyre shumë dhe që nga tani e tutje ata do të jenë më të sigurt” ka shtuar Ymeri.

Hidromorava

Gjithashtu ne sot po bëjmë përurimin edhe të parkut të komunës dhe unë mundë të them që janë tri prej projekteve jashtëzakonisht të rëndësishme për ne dhe ju jemi shumë mirënjohës dhe falënderues u shpreh Ymeri.

Ndërsa Norbert Piljs koordinator i projektit LOGOS, tha se është shumë e rëndësishme që komuna ka vendosur t`i përzgjedh ato projekte nga të cilat do të përfitojnë që të dy komunitetet. “Këto projekte janë përzgjedhur ngase qytetarët i kanë kërkuar dhe në projektimin dhe dizajnin janë marrë parasysh dhe sugjerimet e tyre” tha Pijls.

Ai tha se është shumë i lumtur që edhe komunat e tjera tregojnë interes për t`i bërë këto projekte të ngjashme me ju. LOGOS-i do të vazhdojë bashkëpunimin me komunën e Novobërdës edhe më tutje dhe shpresoj të kemi më shumë inaugurime gjatë vitit në vijim theksoi Piljs./rajonipress/